pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomholiganbethititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetAvrupabetdeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinosezar casinomatadorbetbetasusdoedajojobetgrandpashabetgameofbetbetciomatbetpalacebet girişbetbey girişwbahis girişcratosroyalbet girişbetpuan girişbetpuan girişdinamobet girişgrandpashabetmarsbahisimajbetbetebetamgbahispalacebetbetbeywbahisbetebetcratosroyalbetbetpuanwbahispusulabeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinvdcasinopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet girişslotrajojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişpusulabet güncel girişcasibomGrandpashabetmatbet girişmatbet girişpusulabet girişVDCasinoVDCasinonesinecasinoromabetromabetgameofbetradissonbetpalacebetbetbeywbahiscratosroyalbetbetpuanjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinowbahis girişcasibomAvrupabetjojobetsahabetgrandpashabetholiganbetmatbetjojobetbetciosekabetjojobetmarsbahisgrandpashabetbetciopusulabetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerdinamobetŞans CasinocasibomGrandpashabetdinamobet güncel adresgrandpashabetpusulabetbetwooncasibomjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Erdogan i sulmon të gjithë: Politikanët e Evropës janë fashistë

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Mosmarrëveshjet mes Francës dhe Turqisë rreth karikaturave të Muhamedit dhe fenë islame po intensifikohen. Presidenti turk sulmoi edhe politikanët evropianë duke i quajtur ata “fashistë”.

Pas sulmeve të tij verbale dhe akuzave ndaj Presidentit francez Emmanuel Macron për islamofobi, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi në një mesazh televiziv: “Ashtu si disa në Francë thonë mos blini mallra turke, unë i drejtohem kombit tim: mos u kushtoni vëmendje mallrave të etiketuara në frëngjisht, mos i blini!”

Sipas Erdoganit myslimanët në Evropë i qenkëshin ekspozuar një “fushate linçimi” të krahasueshme me persekutimin e “hebrenjve para Luftës së Dytë Botërore”. Ai akuzoi krerët e shteteve dhe qeverive evropiane si “fashistë në kuptimin e vërtetë të fjalës” dhe “hallka në zinxhirin e nacional-socializmit”. Erdogani tha se Evropa duhet t’i japë fund “fushatës së urrejtjes kundër myslimanëve të kontrolluar nga Macroni”.

Franca mbron karikaturat e Muhamedit

Deklaratat e ashpra të Erdoganit lidhen me reagimin e Macronit ndaj vrasjes javën e kaluar të mësuesit të historisë, e cila supozohet se është bërë për motive islamike. Presidenti francez deklaroi pas kësaj ngjarjeje se ndaj xhamive dhe institucioneve të tjera myslimane do të ketë kontrolle më të rrepta. Macron mori edhe një herë me forcë në mbrojtje edhe të drejtën për të botuar karikatura kritike ndaj fesë.

Macron gjatë ceremonisë përkujtimore për nder të mësuesit të vrarë Samuel Paty
                      Macron gjatë ceremonisë përkujtimore për nder të mësuesit të vrarë Samuel Paty

Franca nuk do të “heqë dorë nga karikaturat dhe vizatimet, edhe nëse të tjerët e bëjnë këtë”, tha Macron gjatë ceremonisë përkujtimore për nder të mësuesit të vrarë Samuel Paty. Ai u kishte treguar nxënësve karikaturat e Muhamedit dhe më pas dorasi e vrau në rrugë dhe i preu kokën.

Supermarketet në disa vende myslimane po heqin mallrat francezë nga asortimenti

Deklaratat e Macronit shkaktuan zemërim jo vetëm në Turqi. Edhe supermarketet në Katar, Jemen apo Kuvajt bëjnë thirrje për bojkotimin e produkteve franceze. Mallrat nga Franca do të ndalohen gjithashtu edhe në Jordani.

Thirrje për bojkotimin e produkteve franceze në Jemen
                                         Thirrje për bojkotimin e produkteve franceze në Jemen

Për presidentin e shoqatës franceze të punëdhënësve Medef, Geoffroy Roux de Bézieux, thirrjet për bojkotim kundër Francës në vendet arabe janë “një lajm i keq”. Në të njëjtën kohë ai u bëri thirrje anëtarëve të shoqatës t’i kundërvihen një “shantazhi” të tillë: “Vlerat tona vlejnë më shumë sesa biznesi ynë,” tha ai për radion RMC.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas (SPD) përsëriti solidaritetin gjerman me Francën dhe i quajti sulmet personale të Erdogan ndaj Macronit “ofenduse dhe krejtësisht të papranueshme”. Erdogani e akuzoi gjatë fundjavës Macronin për islamofobi dhe u shpreh se ai ka dyshime për shëndetin mendor të Macronit.

Lira vazhdon të zhveftësohet

Kërcënimet e Presidentit Erdogan për bojkotimin e Francës kanë shkaktuar zhvleftësimin e lirës turke. Lira shënoi nivele rekord rënieje në këmbimin me dollarin amerikan dhe euron. Për herë të parë një dollar është i barabartë me më shumë se tetë lira. Monedha turke ka nëntë javë që po shënon rënie kundrejt dollarit. Ekspertët paralajmërojnë për pasojat që bart zhvleftësimi i lirës për Turqinë./DW/

 

 

Tags: bojkotEmanuel Macronmallra francezeperplasjeRexhep Taip Erdoganturqi-france

TË LIDHURA

Bota

Meksika goditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

17:47 | 17/07/2026
Bota

Kinemaja botërore në zi! Ndahet nga jeta aktorja e rolit ikonik tek “I Vetëm në Shtëpi”

17:19 | 17/07/2026
Bota

Mediat zvicerane: 4.2 mln € nga fondi i emergjencave për Kanye West, “katastrofë politike” për Ramën

14:33 | 17/07/2026
Next Post

Topalli me parti të re? Lubonja: Ose është delirante, ose e blerë nga Rama

Video/ Alarm për bombë në Paris, evakuohet zona pranë Harkut të Triumfit

Të enjten, takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari: Shërbim policor pranë çdo njësie të qeverisjes vendore në qarkun Tiranë

by mirseda
19:56 | 17/07/2026
0

Këtë të premte janë nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit ndërinstitucional që synojnë forcimin e sigurisë publike në komunitet...

Raporti i Komisionit Evropian, Bardhi: Rama e ktheu Kuvendin në mburojë

19:52 | 17/07/2026

Beqaj pas seancës në GJKKO: Të drejtat e të pandehurit s’varen nga prokurori

19:16 | 17/07/2026

“Sori-Al” reagon pas helmimit: S’ka pasur shkelje, jo nga ushqimi

19:00 | 17/07/2026

Raporti i KE: Refuzimi për Ballukun rrezikon pandëshkueshmërinë

18:19 | 17/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com