Ministria e mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se luftimet për vënien nën Kontroll të rajonit Nagorno-Karabakh, vazhduan edhe pas bisedimeve të paqes në Uashington.
Zyrtarët lokalë akuzuan në anën tjetër forcat e Azerbajxhanit për sulmet me bomba në ndërtesa civile në Stepanakert, qyteti më i madh në rajon.
Ministria e Mbrojtjes në Nagorno- Karabakh njoftoi se numri i viktimave në departamentin e saj ka arritur në 963, ndërkohë që ka pasur 37 viktima në mesin e civilëve.
Në kampin azer janë regjistruar 60 viktima në mesin e civilëve dhe 300 të plagosur rëndë.
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua veçmas me ministrat e jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë të Premten në një përpjekje të re për t’i dhënë fund gati një muaj gjakderdhje.
Shkelja e dy armëpushimeve të ndërmjetësuara nga Rusia, e kishte zbehur mundësinë e një fundi të shpejtë të luftimeve që shpërthyen në 27 Shtator.