Ish-deputeti, Eudart Ndocaj është lënë i lirë nga policia.
Ndocaj u arrestua paraditen e sotme përpara shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Lezhë, teksa pritej që ajo të përurohej në 149 vjetorin e lindjes së poetit.
Ai u largua me forcë nga policia, pasi pati një diskutim me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu i cili i tha se nuk kishte ftesë për të qenë aty.
Si ndodhi ngjarja?
Forcat e policisë kanë shoqëruar ish-deputetin, i cili njihet ndryshe si “kaubojsi”, pasi ka shkuar i paftuar në aktivitetin për përurimin e shtëpisë së gjeniut të letrave shqipe, Gjergj Fishta. Pas përplasjeve me policinë, ish-deputeti socialist i qarkut Lezhë, Eduart Ndocaj, është shoqëruar në komisariat.
Ndocaj është futur në furgonin e policisë forcërisht, me argumentin se nuk ka pasur ftesë për ceremoninë në fjalë, ku i ftuar është dhe kryeministri Edi Rama. Gjithashtu edhe banorët e zonës nuk janë lejuar që të marrin pjesë në këtë ceremoni, po ashtu dhe mediat.