Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber, është personi i radhës që ka rezultuar pozitive me Covid. Këtë gjë e ka njoftuar ajo vetë, me anë të një statusi në Facebook, ku bën me dije se është infektuar pas vizitës në Shqipëri.
Floreta Luli Faber citon se gjatë ditëve që ka qëndruar në Shqipëri, ka zhvilluar takime pune me mjaft zyrtarë dhe kolegë, si dhe ka takuar shokë e miq, familjarë dhe njerëz të afërm.
Në çdo ambjent apo takim, zyrtarë apo miqësor, ka mbajtur maskë dhe ka ruajtur distancën e kërkuar. Mesazhin e mbyll me një apel të fortë ndaj të gjithë qytetarëve, që të mbajnë maskën, për të mos u infektuar.
Statusi
Të dashur miq,
Sot u ktheva nga Shqipëria pas një udhëtimi pune dhe pasdreke arrita në Uashington.
Sapo zbrita në aeroport, si masë profilaktike bëra testin e Covid-19.
Përgjigja ishte POZITIV
Ju njoftoj nëpërmjet këtij mesazhi, pasi këto ditë kam zhvilluar shumë takime pune me mjaft zyrtar dhe kolegë, si dhe kam takuar pa fund shokë e miq, familjarë dhe njerëz të afërm, të cilët nuk i njoftoj dot një nga një.
Unë u testova negativ ditën kur u nisa drejt Shqipërisë. Në çdo ambjent apo takim, zyrtarë apo miqësor, kam mbajtur maskë dhe kam ruajtur distancën e kërkuar, por qartësisht jo mjaftueshëm.
Mos i hiqni në asnjë moment maskat
Uroj më të mirën për secilin nga ju!
https://www.facebook.com/floreta.lulifaber/posts/3712650595451807