Ndeshja Serbi-Shqipëri ishte përballja e parë sportive pas luftës në Kosovë. Pas një fillimi të ndrojtur, kombëtarja shqiptare nisi të luante mirë, dhe iu afrua golit.
Në minutën e 41-të, mbi fushën e blertë u shfaq një dron me flamurin kombëtar, dhe hartën e Shqipërisë etnike.
Tifozët serbë u tërbuan nga ky provokim në mes të Beogradit. Një nga lojtarët serbë arriti ta kapte flamurin dhe rrëzonte dronin.
Ky akt solli reagimin e lojtarëve shqiptarë, që nuk lejuan përdhosjen e simbolit të kombit. Dhjetëra tifozë mësynë në fushë, dhe dhunuan futbollistët shqiptarë.
Ndeshja u ndërpre. Edhe pas atij incidenti, gjyqtari anglez këmbënguli që ndeshja të vazhdonte.
Por kombëtarja jonë refuzoi. UEFA e dënoi këtë sjellje, duke ia dhënë ndeshjen në tavolinë Serbisë. Por Shqipëria arriti ta kthejë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
Ajo ndeshje na dha jo vetëm 3 pikë, por e forcoi moralin e ekipit kombëtar. Në fund, Shqipëria arriti të kualifikohej për herë të parë direkt në një kompeticion të madh ndërkombëtar, EURO 2016.
TIRANA TODAY