Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për Gjergj Cukalin i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.
FIllimisht ishte Prokuroria që pushoi çështjen teksa duket se edhe Gjykata e ka pranuar kërkesën.
Mësohet se vokatët Alban Bengasi dhe Elton Hyseni kanë bindur Gjykatën të rrëzonte provën e ADN-së duke provuar se ishte marrë nga Policia Gjyqësore në kundërshtim me ligjin. Edhe Prokuroria e Tiranës e cilësoi në korrik të këtij viti ADN-në e marrë si provë të papërdorshme.
Gjergj Cukali gjithsesi është një personazh i njohur në Tiranë, i etiketuar si ”i forti’ i Rrugës ”Myslym Shyri” në Tiranë.
Vrasja e ish-policit ndodhi në janar të vitit 2019 në zonën e Selitës në kryeqytet.