Koronavirusi po përhapet gjërësisht në botën e futbollit.
Ylli i radhës që ka rezultuar pozitiv është Kristiano Ronaldo.
Lajmi është konfirmuar nga Federata Portugeze e Futbollit.
Pas testit të kryer së fundmi, CR7 ka marrë sot përgjigjen e tamponit e cila rezultoi pozitive.
Sulmuesi i Juventusit është i grumbulluar me kombëtaren e Portugalisë, teksa para 2 ditësh luajti titullar në supersfidën ndaj Francës që përfundoi në barazim 0-0.
Ronaldo është asimptomatik dhe është vetëzizoluar.