Nuk kanë të mbaruar replikat në distancë midis Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe kryeministrit, Edi Rama.
Kreu i qeverisë i kthen përgjigje në Twitter presidentit duke i thënë që heronjtë e atdheut t’i mbajë në mendje e zemër duke respektuar detyrën.
Sipas Ramës, Meta po nxit dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tij persoinale dhe për LSI-në.
Postimi i Ramës në Twitter
Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!
Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!

— Edi Rama (@ediramaal) October 13, 2020