Tetë qytete të Shqipërisë kanë mbetur pa energji elektrike.
Shkak është bërë një avari në sistemion e transmetimit të OST-së.
Aktualisht janë duke u kryer veprime operative për rikthimin e furnizimit në këto zona.
”Në orën 09: 15, si pasojë e një avarie në Sistemin e Transmetimit të OST-së, është ndërprerë furnizimi i nënstacioneve të OSSH-së në rajonin Durrës dhe atë Jug-Perëndimor. Si pasojë, kanë mbetur pa energji rajonet që furnizohen nga këto nënstacione: Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Kavajë dhe Lushnje. Aktualisht janë duke u kryer veprime operative për rikthimin e furnizimit nga rrjeti i OST të nënstacioneve në këto zona”, thuhet në njoftimin e OSHEE.