Të tjera detaje dalin në dritë për zhdukjen e 3 të rinjve në Malësinë e Madhë.
Burime pranë grupit hetimor në policinë e Shkodrës, bëjnë me dije se pas hetimeve ka dyshime të forta se dy djemtë Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj janë ekzekutuar nga Danjel Pepaj.
Danjel Pepa është parë në Shkodër duke lëvizur me një automjet të shtunën në mbrëmje. Ndërkohë që policia dhe banoret kanë vijuar edhe gjatë ditës se sotme kërkimet por pa rezultat.
Mësohet se sherri ka nisur për parcelat e drogës në Malësinë e Madhe, dhe Danjeli i ka thirrur dy djemtë pranë parcelës së tij në afërsi të Vrithit, ku dyshohet se i ka qëlluar me armë zjarri Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.
Të tre kusherinjte janë zhdukur prej të shtunës, 3 tetor 2020, dhe ende nuk dihet asgjë për ta.