Doktori i njohur i Skraparit, Esat Pashaj ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne në moshën 72-vjeçare.
Ai ishte i infektuar nga koronavirusi e cila ishte në një fazë të avancuar.
Prej 9 ditësh ai doktori ishte i shtruar në spitalin infektiv të Tiranës në terapi intensive. Doktor Esat Pashaj lindi në Skrapar në 16.05.1948.
Ai mbaroi studimet e larta në mjekësi dhe punoi në Spitalin Bashkiak Skrapar, ku mbante edhe detyrën e nëndrejtorit të këtij spitali. Mjeku i nderuar ishte anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar.