Në Kolorado, SHBA, janë falur të gjithë ata të burgosur që janë dënuar për posedim të marijuanës.
Mbi 2,700 persona përfitojnë nga falja e plotë, vetëm në ato raste kur janë kapur me 28 ose më pak gramë. Kolorado e ka legalizuar përdorimin e kanabisit disa vite më parë.
“Është e pabesueshme se si dikusht që është dënuar në 1970 për tymosjen e një cigareje kanabisi, është përndjekur vazhdimisht nga kjo, çka e ka penguar edhe në karrierë”, tha guvernatori Polis.
“Nuk ka më kuptim që ata të vuajnë dënimin për diçka që tashmë është e ligjshme”, përfundoi ai.