Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes së Komisionit të Ligjeve për t’u takuar ditën e nesërme pas mbledhjes së Këshillit Politik.
Hajdari e argumentoi këtë kërkesë me pretendimin e Gjiknurit për të thirrur në takim Këshillin Politik, që ka të bëjë me shqyrtimin e propozimit të PD-LSI për hapjen e listave.
Debati në komision
Rudina Hajdari: Ta shtyjmë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve sepse vetë Gjiknuri ka thirrur mbledhjen e Këshillit Politik për të shqyrtuar propozimin e PD e LSI. Të synojmë nesër konsensusin dhe gjithpërfshirjen. Të takohemi këtu pas mbledhjes së Këshillit Politik
Gjiknuri: Nuk kemi pse pengojmë Komisionin e Ligjeve. Këshilli Politik do të vazhdojë nesër, por ne këtu do vazhdojmë pa e ndërprerë punën. Do të vazhdojmë dhe nesër, të shohim ku mund të afrohemi, pa e cënuar frymën e Kushtetutës
Hajdari: Ato që do diskutojmë ne sot, preken drejtpërdrejt nga propozimi i opozitës jashtë parlamentare. Duhet t’i marrim parasysh propozimet e tyre. Janë të njëjtat nene. Do të duhet tu rikthehemi më pas. Nëse nuk doni konsensus, është puna juaj. Po nëse keni vullnet t’i përfshini edhe ata, edhe për votën parapëlqyese edhe për koalicionet, ndalojeni këtë mbledhje, dhe vazhdojmë pas Këshillit Politik. Ky është një gabim shumë i rëndë. Tregojeni vullnetin e mirë, tani, në këtë momente. Ndërprisni këtë mbledhje. Të biem dakord në Këshillin Politik se si do të hapen listat, pra të vijmë këtu.
Gjiknuri: Habitem se znj. Hajdari ka ndryshuar mendim për këshillin politik. Fryma e re e Kushtetutës e ka mbyllur debatin për koalicionet. Është pikë e vështirë për të gjetur kompromis, kudo që mund ta diskutojmë atë. Ky proces do të vazhdojë këtu, por nuk e ndërpret punën e Këshillit Politik
Hajdari: Ne do ta bojkotojmë këtë mbledhje, s’mund të lejojmë ta kaloni nen për nen
Manja: Jeni të lirë të gjithë
Murrizi: Damiani është kthyer në transportues që nga 14 janari. Ka mëkate për të larë. Do na sjellë prapë letra nga Këshilli Politik që ta votojmë