Nga veprimet ushtarake mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, raportohen dhjetra të vrarë, mes tyre edhe civilë. Gjatë ditës së sotme Armenia shpalli Ligjin e Luftës ndërsa në media raportohet se edhe parlamenti i Azerbajxhanit ka votuar pak më parë për shpalljen e gjendjes së luftës.
Nga bombardimet në këtë rajon raportohet se kanë humbur jetën të paktën 23 persona, pjesa më e madhe civilë. Po ashtu në mediat sociale ka raportime se 200 ushtarë azerbajxhanas janë vrarë, si dhe janë shkatërruar 30 mjete luftarake, por këto raportime janë të pakonfirmuara. Po të njëjtat burime të pakonfirmuara thonë se shumë prej 200 të vrarëve në betejë janë mercenarë xhihadistë nga Siria.