Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Karantina, shqiptarët shpenzuan 54 milionë euro më pak në bare e restorante në tremujorin e dytë

5 vjet ago
in Ekonomi
Karantina, shqiptarët shpenzuan 54 milionë euro më pak në bare e restorante në tremujorin e dytë

Baret e restorantet ishin të mbyllura për gati tre muaj, nga mesi i marsit deri në mesin e muajt maj, duke i detyruar shqiptarët të heqin dorë nga një ritual i përditshëm. Teksa karantina detyroi shumëkënd që të rrinte në shtëpi, edhe shpenzimet për bare e restorante ranë në mënyrë drastike.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve të aktivitetit “Bar-restorante” ra me 55% në tremujorin e dytë, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s. Në tremujorin e dytw 2019, ky indeks ishte rritur rreth 4% me bazë vjetore.

INSTAT raporton se mesatarisht, aktiviteti i bareve e restoranteve qarkullon rreth 375-390 milionë euro në vit, sipas të ardhurave gjithsej raportuar në Anketën Strukturore të Ndërmarrjeve 2018 dhe volumit të rritjes prej rreth 4% në 2019-n. Mesatarisht çdo tremujor, shqiptarët shpenzojnë në kohë normale  në bare e restorante rreth 95-97 milionë euro.  Ndërsa në tremujorin e dytë 2020, në kulmin e karantinës rezulton të jetë shpenzuar 55% më pak, ose rreth 54 milionë euro më pak për ritualin e përditshëm të kafesë, ose konsumit të pijeve e produkteve ushqimore npër restorante.

Mbyllja e bareve dhe restoranteve ndikoi negativisht dhe në punësim. Sipas të dhënave të INSTAT shkurtimet më të mëdha nga puna janë aplikuar nga sektori i bareve dhe restoranteve ku raportohet rënie e indeksit të punësimit me 31.8%, e pasuar nga hotelet me -20.2% dhe fabrikat me -12.8%. në sektorin e akomodimit ushqimor (ku përfshihen baret e restorantet )ishin të punësuar rreth 50 mijë punonjës. Një rënie me rreth 32% e punësimit ka nxjerrë përkohësisht nga tregu i punës rreth 16 mijë persona.

Kafete e restorantet përbëjnë 16% tëtotalit të ndërmarrjeve në ekonomi.

Konsumi në bare e restorante

Sipas INSTAT, i cili publikon konsumin final -të familjeve sipas grupeve kryesore, në 2018-n, viti i fundit kur janë në dispozicion të dhënat, shpenzimet totale për grupin e bare restorante e hotele ishin 47.8 miliardë lekë, ose rreth 385 milionë euro, duke shënuar një nivel rekord dhe duke u rritur me 11% në raport me vitin e mëparshëm .

Shpenzimet për kafe, restorante e hotele përbëjnë 3.7% të konsumit gjithsej. Shqiptarët shpenzojnë për kafe e restorante e hotele, më shumë sesa për arsimin, apo për pije e duhan, sipas INSTAT.

Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, bazuar në të dhënat e Eurostat mbi numrin e aktiviteteve të shërbimit të pijeve dhe numrit të popullsisë, numri i bareve në Bashkimin Europian në vitin 2017 nuk ishte më i lartë se 115 bare për çdo 100 mijë banorë./Monitor/

Burimi: Instat
Burimi: Instat
Burimi: Instat
Burimi: Instat
Tags: Bareekonomikarantinëkonsumirestorante

TË LIDHURA

“Pjesa më e madhe për burgjet”, Lamallari tregon si ndahet buxheti prej 15 miliardë lekësh
Ekonomi

“Pjesa më e madhe për burgjet”, Lamallari tregon si ndahet buxheti prej 15 miliardë lekësh

14:20 | 12/11/2025
Rishikohet Paqja Fiskale, 5% tatim për bizneset që do rivlerësojnë deklarimet e 5 viteve
Ekonomi

Rishikohet Paqja Fiskale, 5% tatim për bizneset që do rivlerësojnë deklarimet e 5 viteve

08:24 | 12/11/2025
100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Moment i rëndësishëm, quhet institucion me plot gojën
Ekonomi

100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Moment i rëndësishëm, quhet institucion me plot gojën

10:05 | 11/11/2025
Next Post
BBC: 1 në 4 shqiptarë vdesin nga ndotja e ajrit/ PD: Pasojë e betonizimit masiv nga Veliaj

BBC: 1 në 4 shqiptarë vdesin nga ndotja e ajrit/ PD: Pasojë e betonizimit masiv nga Veliaj

Mediat greke citojnë Ramën për marrëveshjen e detit: U apelua në “Kushtetuese” nga frika e tensioneve

Rama 'i vjedh' premtimin Bashës: Bluzat e bardha do kenë rritjen më të madhe të pagave në histori

Tërheqja e pasaportave biometrike, Ambasada shqiptare në Greqi ka një njoftim për emigrantët

Tërheqja e pasaportave biometrike, Ambasada shqiptare në Greqi ka një njoftim për emigrantët







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Elhaida Dani paralajmëron albumin me tre reperë surprizë
Showbizz

Elhaida Dani paralajmëron albumin me tre reperë surprizë

by mirseda
22:44 | 12/11/2025
0

Elhaida Dani po sjell një projekt të ri, një mini-album me pesë këngë që mban emrin “Pasqyra...

Gjykata Speciale po gjykon ish-pjesëtarët e UÇK-së mbi dokumente të fabrikuara nga Beogradi

Gjykata Speciale po gjykon ish-pjesëtarët e UÇK-së mbi dokumente të fabrikuara nga Beogradi

21:58 | 12/11/2025
Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

21:48 | 12/11/2025
Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

21:29 | 12/11/2025
Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

20:50 | 12/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com