Dy punonjës të njësisë administrative Bubullimë në Lushnje janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 ditën e djeshme.
Kjo ka çuar në mbylljen e zyrave të këtij institucioni.
Mësohet se pjesa tjetër e punonjësve i është nënshtruar tamponit, teksa nuk ka ende një informacion zyrtar se për sa kohë do të qëndrojnë zyrat të mbyllura.
Situata e Covid-19 në vend vijon të jetë shqetëseuse.
Në 24 orët e fundit u shënuan 4 viktima dhe 159 raste të reja me Covid-19.