Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Heronjtë e Uashingtonit që për pak i shpallëm tradhëtarë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Të mos e ngatërrojmë “hallin” e PD me hallin e demokracisë

Dita e sotme ia dha seriozitet shtetit të ri të Kosovës, pasi provoi se ka një qeveri e cila nuk bëri asgjë historike, përveçse ruajti historinë e shkëlqyer të raporteve të Kosovës me SHBA.

Nga Mero Baze

Nëse hapni lajmet e një viti më parë në Kosovë, do të shikoni se kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj po udhëhiqte fushatën elektorale si një hero që nuk kishte pranuar propozimin e SHBA për heqjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë, me shpresë se do rritej në zgjedhje.

Disa muaj pas tij, erdhi Albin Kurti, i cili ngriti një tjetër paranojë që ishte ajo e shkatërrimit të shtetësisë së Kosovës prej SHBA, meqë po e detyronte atë të mos zëvendësonte taksën 100 për qind me reciprocitetin, një shpikje sofiste për të mbajtur tensionin në raportet SHBA Kosovë dhe duke bërë Serbinë të preferuarën e Uashingtonit.

Kur Abdullah Hoti si ish zëvendëskryeministër i tij bëri deklaratën e parë zyrtare se Kosova nuk mund të bëj përpara pa ndihmën e SHBA, u kryqëzua si tradhtar i qeverisë, dhe u shkarkua në mesnatë nga kryeministri Kurti.

Në atë kohë lindi dhe teoria e Albin Kurtit, se SHBA po bënte gati thikat t’ia ngulte Kosovës.

E di që shumë nga këto populizma patriotike nuk i merr njeri seriozisht, por diçka po merrej seriozisht. SHBA po shikohej në Kosovë si një vend që rrezikonte Kosovën.

Arsyeja ishte se dy kryeministrat  e fundit të Kosovës po tentonin të përdornin bisedimet me Serbinë dhe zhdukjen e protagonizmit të SHBA nga këto bisedime për kredo politike personale.

Ramush Haradinaj vendosi taksën 100 për qind për të zhbërë bisedimet Kosovë Serbi, me ndërmjetësim të SHBA për të cilat u shpik ndarja e Kosovës. Albin Kurti shpiku reciprocitetin për ta mbajt SHBA jashtë marrëveshjes Kosovë Serbi.

Avdullah Hoti ka meritën historike, jo se bëri ndonjë gjë në këtë marrëveshje, por shkëputi rolin e tij dhe protagonizmin e tij si kryeministër nga çështja e Kosovës. Ai nuk përdori bisedimet Kosovë Serbi me ndërmjetësimin e SHBA për protagonizëm personal. Kaq e thjeshtë është që pati sukses. Me një profil të ulët politik, modest, pa asnjë emocion populist dhe krejt i hapur në atë që u vendos aty, Avdullah Hoti dha një leksion, se kur nuk ke gjë për të fshehur dhe nuk ke prapamendime për ta përdorur politikisht Kosovën për karrierën tënde, nuk dështon kurrë, qofsh dhe dy muaj përvojë si kryeministër.

Shkoi aty si kryeministër i Kosovës  dhe jo si pronar i Kosovës që bën tregëti me SHBA për fatin e tij. Siç deshën të vepronin dy të tjerët që sot vajtojnë marrëveshjen.

Ky është heroi i parë i Kosovës në Uashington që desh  e shpallëm tradhtarë pse zëvendësoi “patriotin” antiamerikan Albin Kurti.

Heroi dytë, por jo për nga rëndësia, por sot nga radha është Hashim Thaçi . Ky është rasti që politika e Kosovës të reflektoj ndaj politikës së demonizmit që aplikon ndaj liderëve politikë, kur ata duhet të marrin vendime të mëdha për Kosovën.

Gjithë politikanët e Kosovës kundërshtarë apo aleatë të tij, e kanë demonizuar atë si njeriun që po i përgatiste varrin Kosovës në Uashington për interesa të tij. Në fakt kjo Marrëveshje është marrëveshja e lobuar nga Hashim Thaçi. Në takimin e parafundit ai u kthye nga rruga se u thirr për të dëshmuar në Hagë. Kjo që u nënshkrua sot do të nënshkruhej ndoshta atë ditë.

Avdullah Hoti u kthye disa orë pas tij se ende nuk kishte mësuar letrat e zyrës së tij.

Merita e Avdullah Hotit është që nuk e keqpërdori politikisht pozitën e tij dhe erdhi e mbylli një marrëveshje që ishte nisur nga Presidenti i Kosovës. Në finale Presidenti i Kosovës nuk e përdori Marrëveshjen, siç u demonizua nga rivalët, për të shpëtuar nga burgu, por shpëtoi armiqësimin e Kosovës me SHBA dhe vet po shkon në burg. Dhe për këtë meriton së paku një ndjesë publike dhe një vlerësim për këtë histori.

Nuk po e zgjas me Edi Ramën se ai nuk është hero në këtë histori pasi nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe, por vetëm ka duruar akuzat si tradhtarë. Ai u masakrua në Prishtinë për Minishengenin. Sot e firmosën një marrëveshje ku pranojnë Minishengenin dhe po e quajmë kapitull të mbyllur, pasi Edi Rama votohet në Tiranë jo në Prishtinë. Por tani kur përshëndesni të gjithë marrëveshjen që nga Ilir Meta e Luzlim Basha në Tiranë e deri tek të tjerët në Prishtinë, keni parasysh se po i kërkoni pa dashje  ndjesë Edi Ramës, i cili ndoshta nuk do tua kërkonte kurrë këtë gjë, pasi bëri atë që orientonte SHBA për Kosovën dhe jo hallet e kaçakëve që duan pushtet në Kosovë.

Sot është një ditë e mirë për Kosovën jo se ka bërë një hap para në raportet me Serbinë, por ka mbrojtur me dinjitet në një moment delikat të historisë së saj, raportet me SHBA të cilat rrezikonin të hidheshin në erë nga politikanë populist të Kosovës, që mendojnë se kanë të drejtë të bëjnë pazar për karrierën e tyre, duke e trajtuar Kosovën si pronë për klering. Avdullah Hoti dhe Hashim Thaçi dhe dy partitë e tyre treguan se janë serioze në frymën e shtetformimit të Kosovës.

Dita e sotme ia dha seriozitet shtetit të ri të Kosovës, pasi provoi se ka një qeveri e cila nuk bëri asgjë historike, përveçse ruajti historinë e shkëlqyer të raporteve të Kosovës me SHBA. Kaq mjafton ta shpëtosh Kosovën pa qenë nevoja të shpallesh hero. Por natyrisht pa qenë nevoja të shpallesh tradhtarë.

Tags: heronjtëmero bazetradhtareuashingtonit

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Konflikti për Mesdheun Lindor, Greqia hedh hapin e radhës

Konflikti për Mesdheun Lindor, Greqia hedh hapin e radhës

Shqipëria shënon golin e dytë ndaj Bjellorusisë

Shqipëria shënon golin e dytë ndaj Bjellorusisë

Konflikti Turqi-Greqi fut në “sherr” edhe gjermanët

Konflikti Turqi-Greqi fut në “sherr” edhe gjermanët







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli miraton ligjin për dënimin me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për vrasje të izraelitëve
Bota

Izraeli miraton ligjin për dënimin me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për vrasje të izraelitëve

by mirseda
22:03 | 30/03/2026
0

Parlamenti i Izraelit miratoi ditën e sotme një ligj të diskutueshëm që e bën dënimin me vdekje...

Presidenti i Kroacisë anulon Samitin Brdo-Brijon, shkak bëhet Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Kroacisë anulon Samitin Brdo-Brijon, shkak bëhet Aleksandër Vuçiç

21:57 | 30/03/2026
Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon kërkesën e kryetares së Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon kërkesën e kryetares së Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit

21:40 | 30/03/2026
Fonde shtesë për pensionistët dhe studentët/ 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike

Fonde shtesë për pensionistët dhe studentët/ 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike

21:25 | 30/03/2026
20 ditë jashtë Kuvendit/ Shehaj i bashkohet protestës: Deri në fund, pa kompromis

20 ditë jashtë Kuvendit/ Shehaj i bashkohet protestës: Deri në fund, pa kompromis

21:19 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com