Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Mjafton të mos ua lëmë atyre prapë në dorë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Mjafton të mos ua lëmë atyre prapë në dorë
Nga: Astrit Patozi
Për shqiptarin Abazoviq, që u kthye papritur në njeriun kyç të Malit të Zi, qarkullojnë shumë informacione këto ditë. Mes tyre mund të ketë të vërteta, legjenda, shpifje apo thashetheme, dhe kjo ndodh me të gjithë ata që vihen në qendër të vëmendjes publike.
Nuk e di se si ndjehet ai vetë, por është e sigurt që çfarëdo që të mendojmë për të, ne nuk e bëjmë, as më të madh dhe, as më të vogël, se sa është, Dritan Abazoviqin.
Por nuk është karriera e një shqiptari të çuditshëm në Ballkan, që është bërë politikan kryesisht me votat e kombësive të tjera, ajo që më bën përshtypje. Propozimi i tij për një qeveri ekspertësh duket se ka qenë edhe kollona kryesore e marrëveshjes së koalicionit, e cila mund ta rrëzojë Gjukanoviqin nga pushteti pas 30 vjetësh.
Meqë jemi në një rajon problematik, ku besa nuk vlerësohet shumë, askush nuk mund ta vërë dorën në zjarr, nëse kësaj dakordësie do t’i shkohet deri në fund dhe aq më pak për fatin e kësaj qeverie teknike, që mund të krijohet së shpejti në Mal të Zi.
Nuk ka rëndësi, nëse kjo është një shpikje personale e shqiptarit Abazoviq apo një projekt më i gjërë ndërkombëtar për të pasur një tranzicion të butë pushteti në Podgoricë, ndoshta edhe me pëlqimin e presidentit humbës.
Por nëse do të funksiononte atje, them se do të kishte qenë një model i mirë edhe për Shqipërinë, e cila e ka më emergjente dhe më alarmante nevojën për të dalë nga kthetrat e 3 apo 4 personazheve, që i kanë bërë gjëmën për dekada me radhë dhe as që e çojnë ndërmend të tërhiqen ndonjëherë. Por që kjo të realizohet duhet në radhë të parë t’u presësh thonjtë dhe të mos ua lësh ta kenë prapë ata në dorë.
Sepse po e patën, nuk ka nevojë të shtrydhësh fantazinë, sepse bëjnë ekzaktësisht të njëjtën gjë; e fusin Shqipërinë mes këmbëve dhe e copëtojnë të gjallë. Dhe ka vetëm një rrugë për t’i ndalur, jo vetëm këta tanët, por të gjithë autokratët apo politikanët e korruptuar, kudo në botë. Duke i refuzuar dhe duke i sfiduar përmes zgjedhjeve, të cilat, fatmirësisht, i kemi në prag.
Tags: Dritan Abazoviqmali i zishqiperia

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Erdogan: E papranueshme mbështetja e disa vendeve për egoizmin e Greqisë

Erdogan: E papranueshme mbështetja e disa vendeve për egoizmin e Greqisë

Presidenti pa qen

Presidenti pa qen

Tragjike/ Ishte futur për t’u larë në rezervuar, mbytet 19-vjeçari

Tragjike/ Ishte futur për t’u larë në rezervuar, mbytet 19-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Hormuz: 48 orë pa lëvizje anijesh iraniane
Bota

Hormuz: 48 orë pa lëvizje anijesh iraniane

by mirseda
19:17 | 15/04/2026
0

Ushtria amerikane tha se kishte penguar anijet të largoheshin nga portet iraniane gjatë 48 orëve të para...

Rama takim zyrtar me Melonin në Romë

Rama takim zyrtar me Melonin në Romë

19:05 | 15/04/2026
Meloni takohet me Zelenskyn: Bashkëpunim me Ukrainën për prodhimin e dronëve

Meloni takohet me Zelenskyn: Bashkëpunim me Ukrainën për prodhimin e dronëve

19:03 | 15/04/2026
“Ka tritol në një makinë”/ Telefonata që ngriti në këmbë policinë e Tiranës, ja çfarë dyshohet

“Ka tritol në një makinë”/ Telefonata që ngriti në këmbë policinë e Tiranës, ja çfarë dyshohet

18:42 | 15/04/2026
Balla me diasporën në Itali: Shkollë shqipe në Bolonja

Balla me diasporën në Itali: Shkollë shqipe në Bolonja

18:29 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com