Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Mali i Zi voton nën hijen e ndarjes mes bllokut pro malazez e atij pro serb

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Mali i Zi voton nën hijen e ndarjes mes bllokut pro malazez e atij pro serb

Të dielën (30.08) në Mal të Zi zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Milo Gjukanoviç synon fitoren e njëmbëdhjetë pas 30 vitesh në pushtet, ndërsa opozita e renditur në disa blloqe, synon me ngulm ndërrimin e pushtetit. Zgjedhjet zhvillohen në atmosferën e një hendeku mes bllokut promalazez dhe atij proserb, që u thellua pas miratimit dhjetorin e kaluar të ligjit për liritë fetare, të pasuar me konflikte mes shtetit dhe kishës.

Themenbilder Wahl in Montenegro: Milo Djukanovic und Dusko Markovic (Gov.Me/S. Matic)Ndërsa PDS i quan zgjedhjet vendimtare për mbrojtjen e sovranitetit të Malit të Zi nga nacionalizmi serbomadh dhe kisha ortodokse serbe, për opozitën ato janë vendimtare për mbrojten e kishave dhe vendeve të shenjta. Me ndihmën e kishës ortodokse serbe, koalicionet opozitare „Për ardhmërinë e Malit të Zi” dhe „Kombi ynë është paqja” synojnë të fitojnë mbështetës dhe të rrëzojnë, siç shprehen, diktaturën 30 vjeçare.

Mobilizim i votuesve pro serbë

Ligji i lirisë fetare, i cili u pasua me organizimim e rregullt të liturgjive protestuese në rrugët e qyteteve, me mbështetjen e opozitës, por edhe të qytetarëve, ka influencuar sipas analistëve një pjesë të elektoratit besimtar ortodoks, mbështetës të DPS. Studiuesi i opinionit, Milosh Beshiç thotë për DW: „Ky ligj i ka motivuar zgjedhësit proserbë që të dalin për të votuar dhe ka demotivuar një pjesë të votuesve të partisë së Gjukanoviçit, të cilët janë të lidhur me kishën ortodokse serbe”.

Themenbilder Wahl in Montenegro: Milos Besic, politischer Analyst (Privat)Kisha ortodokse serbe është përfshirë direkt në fushatë. Metropoliti Amfilohije u shpreh, se për herë të parë do të marrë pjesë në zgjedhje në moshën 82 vjeçare dhe i bëri thirrje popullit të votojë kundër pushtetit. As qeveria nuk rri duarkryq dhe mobilizon votuesit e vet.

Lideri i DPS, Gjukanoviç iu përgjigj me fjalët, se do të fitojë në votimet e të gjitha strukturave, edhe të atyre që në flamur kanë kishën. Ndërsa kryeministri dhe bartësi i listës së DPS në pushtet Dushko Markoviç rriti tensionet me fjalët „Të dielën do t’i përgjigjemi opozitës dhe pas humbjes në votime kisha ortodokse serbe dhe priftërinjtë e saj do të kthehen në manastire e kisha dhe se për ata priftërinj që i mallkojnë ata dhe Malin e Zi do të hapë kufijtë t’i kthejë në shtëpitë e tyre.”

Themenbilder Wahl in Montenegro: Opposition (Democrats)

Sipas anketimeve, DPS e presidentit Gjukanoviç ashtu si dhe opozita nuk sigurojnë dot më shumë se gjysmën e mbështetësve. Vlerësimet e instituteve për hulumtimin e opinionit nuk bëjnë dot një parashikim të qartë për fituesin. Edhe pse DPS thotë se anketimet janë të pasakta dhe se do të fitojë.

Pushteti mund të varet nga partitë e vogla

Për fitoren e partisë qeverisëse PDS rol ndihmës mund të luajnë partnerët tradicionalë, partitë e pakicave. Në këto rrethana vota e shqiptarëve është me rëndësi për përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kërkoi popullit të Malit të Zi të mbështesë Milo Gjukanoviçin dhe Listën Shqiptare (partnere në koalicionin qeverisës) në Mal të Zi. Mbështetjen për Listën Shqiptare e kërkoi edhe presidenti i Kosoves Hashim Thaçi. Pas pamundësisë për të dalë në zgjedhje së bashku shqiptarët përfaqësohen nga dy koalicione, nga Lista shqiptare dhe nga koalicioni „Bashkë një Za”, që me programin e tij politik synon përfaqësimin proporcional në nivel shtetëror në Mal të Zi.

Edhe partitë më të vogla qytetare SDP dhe URA mund të luanin rol ndihmës në rast të fitores së partive opozitare. Ato kritikojnë stanjacionin ekonomik, korrupsionin, si dhe faktin që pushteti nuk është ndërruar prej 30 vjetësh.

Montenegro Proteste gegen Religionsgesetz (Dijana Savović)

Rezultati varet nga dalja në votime

Rezultati i këtyre votimeve, që konsiderohen si më të rëndësishmet që pas shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi në 2006, është më i paparashikueshëm se më parë. Analisti Milosh Beshiç thotë për DW se një nga faktorët kryesorë deri tani ka qenë dalja në votime. Kur ajo ka qenë e ulët, partia në pushtet ka fituar lehtë, por kur ajo ishte mbi 70%, ishte e paqartë, shpjegon ai. „Kësaj rradhe mund të ndodhë që votuesit e DPS (në pushtet) të abstenojnë dhe opozitarët të dalin në numër më të madh”. /DW

 

Tags: mali i ziMilo GjukanoviçZgjedhjet

TË LIDHURA

Dronët për Kosovën hijezojnë ‘epokën e artë’ mes Serbisë dhe Turqisë
Kosovo

Dronët për Kosovën hijezojnë ‘epokën e artë’ mes Serbisë dhe Turqisë

14:29 | 10/10/2025
I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek!
Rajoni

I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek!

14:14 | 10/10/2025
Vuçiç: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme
Rajoni

Vuçiç: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme

16:45 | 09/10/2025
Next Post
“COVID-19 është mashtrim!”/ Shpërthejnë protestat masive në Londër (FOTO)

“COVID-19 është mashtrim!”/ Shpërthejnë protestat masive në Londër (FOTO)

Historiania shqiptare del me deklaratën e fortë: Greqia synon të dalë deri në Karaburun

Historiania shqiptare del me deklaratën e fortë: Greqia synon të dalë deri në Karaburun

Barcelona e dinte se Lionel Messi do largohej, letra nuk ishte aspak surprizë

Barcelona e dinte se Lionel Messi do largohej, letra nuk ishte aspak surprizë







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik
Kosovo

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik

by mirseda
22:20 | 12/10/2025
0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për...

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

21:57 | 12/10/2025
LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti  humbet Mitrovicën

LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti humbet Mitrovicën

21:53 | 12/10/2025
Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

21:38 | 12/10/2025
Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

22:32 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com