Aktorja turke Birce Akalay e cila u bë e famshme në Shqipëri me rolin e “Asllë” në serialin “Dashuri bardh e zi”, ka përfunduar në spital. Ajo së fundmi ka nisur xhirimet për serialin e ri “Babil”, dhe është ndjerë keq.
Sikundër duket qartë edhe nga videoja në fjalë, aktorja së bashku me partnerin e saj i janë drejtuar ambienteve të spitalit.
“Do kalojë, jam më mirë tani, faleminderit. Kemi filluar punën për serialin”, tha aktorja. Pavarësisht insistimit të gazetarëve, Birce iu përgjigj se sapo ka dalë nga spitali dhe është e lodhur. “Unë sapo kam dalë nga spitali, ju lutem, nuk është vendi”, u përgjigj aktorja.