Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Putin: Trupat ruse të përgatitura për të ndërhyrë në Bjellorusi

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Putin: Trupat ruse të përgatitura për të ndërhyrë në Bjellorusi

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vlerësuar reagimin e Minskit në protestat që kanë përfshirë vendin pas zgjedhjeve presidenciale, duke thënë se Kremlini është më “neutral” për krizën në Bjellorusi, sesa Shtetet e Bashkuara ose Bashkimi Evropian.

“Sipas mendimit tim, sjellja jonë në lidhje me ngjarjet në Bjellorusi është shumë më e rezervuar dhe neutrale se ajo e vendeve të tjera, evropianëve dhe amerikanëve”, tha Putin, gjatë një interviste me kanalin televiziv shtetëror Rossia-24, më 27 gusht.

“Sidoqoftë, ne nuk jemi indiferentë ndaj asaj që po ndodh atje”, tha Putin, duke përmendur lidhjet e ngushta etnike dhe gjuhësore dhe bashkëpunimin ekonomik midis dy shteteve.

Putini gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve bjelloruse dhe opozitës që të gjejnë një zgjidhje politike të krizës.

Megjithë reagimin ndërkombëtar ndaj shtypjes së protestave, Putin tha se “agjencitë bjelloruse për zbatimin e ligjit po demonstrojnë një sjellje mjaft të rezervuar”.

Putin tha se një kontigjent i forcave të sigurisë ruse është i përgatitur për t’u vendosur në Bjellorusi në rast të “plaçkitjes” nga demonstruesit që pretendojnë se votimet ishin të manipuluara në favor të Lukashenkas.

“Forcat ruse nuk do të përdoren nëse elementët ekstremistë në Bjellorusi nuk e kalojnë vijën dhe fillojnë veprimet e plaçkitjes”, tha Putin.

Putin dhe Lukashenka kanë diskutuar disa herë situatën në Bjellorusi.

Vala e zemërimit në Bjellorusi është ngjallur qëkur Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se Lukashenka, që ka qenë në pushtet nga viti 1994, ka fituar 80.1 për qind të votave, për dallim nga kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, me 10.12 për qind.

Tikhanovskaya, që është larguar drejt Lituanisë pasi ka kundërshtuar publikisht rezultatet, thotë se nëse votat do të numëroheshin siç duhet, ajo do të fitonte 60 deri në 70 për qind të përkrahjes qytetare.

Zgjedhjet janë mbajtur më 9 gusht.

Presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë se nuk do të lejojë që monedha e vendit të bie. Lukashenka i bëri komentet më 27 gusht ndërsa njoftoi një marrëveshje me Moskën, sipas së cilës Rusia do të rifinancojë një kredi prej 1 miliardë dollarë për Bjellorusinë.

BE-ja diskuton sanksionet

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë filluar bisedimet dy ditore në Berlin, për të shqyrtuar çështjen e sanksioneve kundër Bjellorusisë.

BE-ja tashmë ka pranuar të vendosë sanksione ndaj 15-20 personave të akuzuar për pjesëmarrje në mashtrime elektorale ose shtypjen e demonstratave pas votimit kontestues të 9 gushtit. /Rel

Tags: bjellorusiputintrupat ruse

TË LIDHURA

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar
Bota

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane
Bota

Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane

18:36 | 17/01/2026
Next Post
Trofeun nuk e fitoi dot, Cristiano ngushëllohet me golin më të bukur të Champions-it

Trofeun nuk e fitoi dot, Cristiano ngushëllohet me golin më të bukur të Champions-it

Serbia nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi

Serbia nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi

Teuta mposht Beitar Jerusalem dhe kalon në turin tjetër të Europa League

Teuta mposht Beitar Jerusalem dhe kalon në turin tjetër të Europa League







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com