Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Thaçi i kërkon parlamentit të Kosovës të zgjasë mandatin e Gjykatës Speciale

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u kërkoi deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’ia zgjasin mandatin Gjykatës Speciale, apo siç njihet me emrin zyrtar, Dhomat e Specializuara në Hagë. Këtë kërkesë presidenti e bëri përmes një video-mesazhi në profilin e tij social, drejtuar deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës, duke shpresuar që deputetët do ta mbështesin kërkesën e tij. Mandati i Gjykatës Speciale përmes një ligji të miratuar në Kuvendin e Kosovës është pesë vjet dhe ai skadon këtë vit.

Rruga e drejtësisë

“Sado e dhimbshme, sado e gjatë, sado e padrejtë të duket në raste të caktuara, rruga e zbardhjes së çdo pretendimi për krime lufte si dhe rruga e pastrimit të njollave të vëna padrejtësisht mbi luftën tonë dhe veçanërisht mbi UÇK-në, nuk kanë asnjë alternativë tjetër përveç rrugës së drejtësisë”, tha presidenti Thaçi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në fund të qershorit publikoi një aktakuzë ende të pakonfirmuar që e ngarkon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Akuza akoma nuk është konfirmuar nga Gjykatësi i Procedurës paraprake që ka afat deri në fillim të muajit tetor. Presidenti më herët ka deklaruar se ai do të japë dorëheqje nga posti i tij nëse konfirmohet kjo aktakuzë.

Kosovo Pristina | Parlament des Kosovo stimmt über neue Regierung ab: Albin Kurti (picture-alliance/AP Photo/V. Kryeziu)Mandati pesëvjeçar i Gjykatës Speciale përmendet në amendamentin kushtetues numër 24, në bazë të së cilit edhe është formuar gjykata. “Mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do zgjasë në periudhën prej 5 vjetësh, përveç nëse lajmërimi për përfundimin e mandatit bëhet më herët, në përputhje me Ligjin numër 04/ L- 274”. Paragrafi pasues thekson që në mungesë të njoftimit për përfundim të mandatit, mandati do të vazhdojë deri në njoftimin për përfundim të mandatit, që do të publikohet në përputhje me të njëjtin ligj dhe në konsultim me qeverinë.

Fundi i mandatit varet nga BE

Në Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet që mandati i Gjykatës Speciale do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do të njoftojë për një gjë të tillë institucionet e Kosovës. “I kam kërkuar Kuvendit të Republikës së Kosovës që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me qeverinë e Republikës së Kosovës. Jam i bindur se deputetët e kuvendit do ta mbështesin këtë kërkesë të arsyeshme dhe mbetem thellësisht i bindur se mbështetja e drejtësisë për të bërë drejtësi e nderon Kuvendin e Kosovës, dhe rrit përgjegjësinë e shtetit të Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Gjykata Speciale u themelua me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës sipas ligjeve të Kosovës, por, aty punojnë tërësisht staf ndërkombëtar dhe asnjë kosovar. Ajo financohet nga Bashkimi Evropian. Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kryera ndaj pakicave etnike, civilëve por edhe rivalëve politikë. Këto pretendime përmenden në raportin e Këshillit të Evropës në vitin 2011, autor i të cilit është një senator zviceran Dick Marty. Deri tash mbi 200 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019 nga prokurorët e Dhomave të Specializuara. I ftuari i fundit nga Gjykata Speciale si i dyshuar është ish-pjesëtari i UÇK-së, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Shala. /DW

Tags: Gjykata Specialehashim thacipresidenti i kosoves

TË LIDHURA

Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Rajoni

Shpërthim në një fabrikë riciklimi, raportohet për disa të plagosur

22:42 | 29/05/2026
Next Post

8 viktima nga pandemia në Kosovë, sa raste të reja janë regjistruar

“Punojmë edhe ditën e ndeshjes”, Crvena Zvezda paralajmëron Tiranën (FOTO)

Superkupa e Evropës do të luhet me tifozë







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com