E premte, 23 Tetor, 2020
13 C
Tirana

Thaçi i kërkon parlamentit të Kosovës të zgjasë mandatin e Gjykatës Speciale

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u kërkoi deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’ia zgjasin mandatin Gjykatës Speciale, apo siç njihet me emrin zyrtar, Dhomat e Specializuara në Hagë. Këtë kërkesë presidenti e bëri përmes një video-mesazhi në profilin e tij social, drejtuar deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës, duke shpresuar që deputetët do ta mbështesin kërkesën e tij. Mandati i Gjykatës Speciale përmes një ligji të miratuar në Kuvendin e Kosovës është pesë vjet dhe ai skadon këtë vit.

Rruga e drejtësisë

“Sado e dhimbshme, sado e gjatë, sado e padrejtë të duket në raste të caktuara, rruga e zbardhjes së çdo pretendimi për krime lufte si dhe rruga e pastrimit të njollave të vëna padrejtësisht mbi luftën tonë dhe veçanërisht mbi UÇK-në, nuk kanë asnjë alternativë tjetër përveç rrugës së drejtësisë”, tha presidenti Thaçi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në fund të qershorit publikoi një aktakuzë ende të pakonfirmuar që e ngarkon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Akuza akoma nuk është konfirmuar nga Gjykatësi i Procedurës paraprake që ka afat deri në fillim të muajit tetor. Presidenti më herët ka deklaruar se ai do të japë dorëheqje nga posti i tij nëse konfirmohet kjo aktakuzë.

Kosovo Pristina | Parlament des Kosovo stimmt über neue Regierung ab: Albin Kurti (picture-alliance/AP Photo/V. Kryeziu)Mandati pesëvjeçar i Gjykatës Speciale përmendet në amendamentin kushtetues numër 24, në bazë të së cilit edhe është formuar gjykata. “Mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do zgjasë në periudhën prej 5 vjetësh, përveç nëse lajmërimi për përfundimin e mandatit bëhet më herët, në përputhje me Ligjin numër 04/ L- 274”. Paragrafi pasues thekson që në mungesë të njoftimit për përfundim të mandatit, mandati do të vazhdojë deri në njoftimin për përfundim të mandatit, që do të publikohet në përputhje me të njëjtin ligj dhe në konsultim me qeverinë.

Lexo edhe :   Ende nuk dihet nëse aktakuza ndaj Thaçit, është konfirmuar apo hedhur poshtë
Lexo edhe :   Mandati i Gjykatës Speciale, Haga kundërshton presidentin Hashim Thaçi

Fundi i mandatit varet nga BE

Në Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet që mandati i Gjykatës Speciale do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do të njoftojë për një gjë të tillë institucionet e Kosovës. “I kam kërkuar Kuvendit të Republikës së Kosovës që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me qeverinë e Republikës së Kosovës. Jam i bindur se deputetët e kuvendit do ta mbështesin këtë kërkesë të arsyeshme dhe mbetem thellësisht i bindur se mbështetja e drejtësisë për të bërë drejtësi e nderon Kuvendin e Kosovës, dhe rrit përgjegjësinë e shtetit të Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Gjykata Speciale u themelua me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës sipas ligjeve të Kosovës, por, aty punojnë tërësisht staf ndërkombëtar dhe asnjë kosovar. Ajo financohet nga Bashkimi Evropian. Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kryera ndaj pakicave etnike, civilëve por edhe rivalëve politikë. Këto pretendime përmenden në raportin e Këshillit të Evropës në vitin 2011, autor i të cilit është një senator zviceran Dick Marty. Deri tash mbi 200 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019 nga prokurorët e Dhomave të Specializuara. I ftuari i fundit nga Gjykata Speciale si i dyshuar është ish-pjesëtari i UÇK-së, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Shala. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës: Ora e përballjes po afron

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama në lidhje me dhënien e nënshtetësisë ndaj futbollistit...

Sulmuesi i Real Madrid rrezikon 6 muaj burg

Futbollisti i Real Madrid, Luka Joviç vazhdon të ndërlikojë akoma më tepër situatën e tij në Serbi. Pasi disa prokurorë serb ngritën akuzat për thyerje...

(Emrat) PD zbardh listën zyrtare të kandidatëve për deputetë

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD, përmbylli dje procesin për vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik të PD në nivel qendror dhe lokal. Përmes...

Rama: Meta ka lidhje me Kushtetutën aq sa futbollisti afrikan me ‘Topin e Artë’

Rikthehet sërish debati ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta për dhënien e nënshtetësive. Rama akuzon Metën se i ka dhënë pasaportën shqiptare një...

Video/ Deputeti shqiptar përplaset ashpër me Daçiç në parlamentin serb

Shefi i grupit të deputetëve Lugina e Bashkuar, Shaip Kamberi, ka kundërshtuar ashpër zgjedhjen e Ivica Daçiçit në krye të parlamentit serb, gjë për...