Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Situata në Bjellorusi, Rama telefonatë 30 minuta me Lavrov: Putin mbështet ndërhyrjen e OSBE-së

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Situata në Bjellorusi, Rama telefonatë 30 minuta me Lavrov: Putin mbështet ndërhyrjen e OSBE-së

Teksa situata politike në Bjellorusi vijon të jetë e tensionuar, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar së fundmi në cilësinë e kreut të OSBE-së, një bisedë telefonike rreth 30 minuta me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Gjatë kësaj bisede telefonike me Lavrov, sipas Top News, mësohet se kryeministrit Edi Rama i është komunikuar se Vladimir Putin, i ka kërkuar presidentit Bjellorus, Aleksandër Lukashenko të pranojë kërkesën e OSBE-së për negocimin mes palëve politike.

Opozita në Bjellorusi, akuzon qeverinë se ka manipuluar zgjedhjet, ndaj Rusia ka mbështetur nevojën e ndërhyrjes së OSBE për të ndërhyrë për zgjidhjen e krizës.

Në Bjellorusi, mijëra qytetarë u ngritën të mërkurën në protestë edhe pse Presidenti Aleksandër Lukashenko dha urdhër policisë që të shpërndante turmat pas rreth një jave tubimesh kundër qeverisjes së tij.

Lidhur me situatën e krijuar në Bjellorusi Bashkimi Evropian, mbajti një takim urgjent të nivelit të lartë për krizën, ku u hodh poshtë rizgjedhja e Lukashenkos në votimet e debatueshme të 9 gushtit dhe njoftoi sanksione financiare ndaj zyrtarëve që BE-ja i fajëson për manipulime zgjedhore dhe abuzim ndaj protestuesve.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama në rolin e kryetarit të OSBE ka shprehur gatishmërinë për të vizituar Minsk së bashku me ministren e Jashtme suedeze Ane Lind që do të marrë vitin tjetër presidencën e OSBE-së, dhe zhvilluar bisedime me të gjitha palët e përfshira në konflikt.

Një ditë më parë edhe Bashkimi Evropian mbështeti propozimin e OSBE për dialog në Bjellorusi dhe thotë se është e gatshme të ofrojë asistencë të mëtejshme në këtë drejtim.

Bashkimi Evropian me anë të disa konkluzioneve zyrtare të bërë publike njoftoi sot se nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në Bjellorusi më 9 gusht. BE deklaron se së shpejti do të vendosë sanksione për ata që janë të përfshirë në mashtrime zgjedhore dhe shtypje të protestave.

Këtë gjë e deklaroi edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Ai tha në fund të takimit të jashtëzakonshëm të liderëve të BE-së, se sanksionet do të vendoseshin për një numër të caktuar të individëve përgjegjës për dhunën, shtypjen dhe mashtrimin e zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e mbajtura më 9 gusht, presidenti Alexandër Lukashenko shpalli fitoren me rreth 80 për qind të votave, ndërsa kundërshtarja e tij kryesore, Svetlana Tikhanovska, fitoi rreth 10 për qind të votave.

Në përfundim të mbledhjes së posaçme që bënë krerët e qeverive të vendeve anëtare të BE për situatën në Bjellorusi, Këshilli doli me konkluzionet ku në pikën 8 shprehet mbështetja për iniciativën e kryetarit të OSBE, Edi Rama.

Po sot Rama iu përgjigj zërave kritike nga Shqipëria duke komentuar në Twitter se:

“Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë! Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve.

Unë jam krenar për faktin se megjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun.

Nuk i kemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t’i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtetë më të mirën, bashkë me Suedinë”. /Top Channel

Tags: bjellorusilavrovrama

TË LIDHURA

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital
Aktualitet

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike
Politikë

Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

21:09 | 30/01/2026
Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!
Politikë

Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!

18:37 | 30/01/2026
Next Post
Pompeo thirrje Bjellorusisë: Pranoni ofertën e OSBE

Pompeo thirrje Bjellorusisë: Pranoni ofertën e OSBE

Messi ndërpret pushimet për t’u takuar me trajnerin e ri

Messi ndërpret pushimet për t’u takuar me trajnerin e ri

Macron propozon që BE dhe Rusia të ndërmjetësojnë në krizën e Bjellorusisë

Macron propozon që BE dhe Rusia të ndërmjetësojnë në krizën e Bjellorusisë







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

by mirseda
22:26 | 30/01/2026
0

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga...

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com