Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka ironizuar presidentin Meta. Nisur nga dekoratat që ka dhënë javët e fundit, Koçi thotë se 1 vit para zgjedhjeve, presidentit duhet t’i ndalohet dhënia e dekoratave.
“Një vit para zgjedhjeve, presidentit t’i ndalohet të lëshojë dekorata për fushatë. Po bëhet i gjithë populli ‘Nder i Kombit”, shkruan Petro Koçi.
Të mbash një titull të lartë shtetëror, është një nder ekskluziv dhe krejt i veçantë në pothuajse çdo vend të botës.
Por duket se Presidenca e ka ‘shkelur’ pak, ndërsa po jep me qindra tituj e dekorata.