Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Për dashnorët e gratis-it

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Për dashnorët e gratis-it

Nga: Ilir Beqaj 

Falas! Gratis Përsëri Falas

Sa shumë janë cituar këto fjalë në fundjavën e kaluar. SB, IM, LB, TSH, PV, LR, EP, etj, etj.

Të gjithë kanë kërkuar që qeveria shqiptare të marrë përsipër testimin molekular të COVID-19 falas për këdo që don të udhëtojë prej Shqipërie në vende të tjera.

E gjithë kjo nisur nga situata e krijuar fundjavën e kaluar në kufirin shqiptaro – grek. Në tri ditët e “katastrofës humanitare” nga Shqipëria drej Greqisë kanë udhëtuar (nëpërmjet Kakavies dhe Kapshticës) 18751 vetë. Shtetas shqiptarë me qëndrim të përhershëm në Greqi, shtetas grekë (me kombësi greke apo shqiptare) dhe një grusht njerëzish me shtetësi të tjera.

Përveç 65 të tjerëve, shqiptarët e grekët jetojnë e punojnë në Greqi. Janë të punësuar, vetëpunësuar apo sipërmarrës në Greqi. Paguajnë taksa në Greqi dhe janë të mbrojtur nga sistemi grek i kujdesit shëndetësor.

Prej datës 6 gusht 2020 autoritetet e vendit ku jetojnë e punojnë shpallën regjimin e udhëtimit drejt Greqisë prej datës 17 gusht 2020 e në vijim. Midis të tjerash u kërkua edhe përgjigjja e testimit (negativ) molekular të Covid 19.

Ndërkohë që prej datës 23 korrik, Ministria e Shëndetësisë e RSH kishte lejuar testimin për qëllime administrative edhe në laboratorë jopublikë. Pra, që prej datës 7 gusht cilido që ndodhej në Shqipëri dhe do të kthehej në Greqi kishte kohën e nevojshme për t’u përgatitur në përputhje me kërkesat e vendit ku jeton.

Kërkesa e testimit molekular në hyrje të Greqisë, mesa duket, është pjesë e strategjisë së qeverisë së greke për të mbajtur nën kontroll përhapjen e epidemisë së Covid 19 (mesa duket nisur nga prirja e ditëve të fundit).

T’i kërkosh qeverisë shqiptare të sigurojë falas testimin molekular të personave rezidentë në Greqi, do të thotë t’i kërkosh qeverisë shqiptare të shpenzojë para publike (në këto kohë të vështira për financat e vendit, qoftë publike e qoftë familjare) në funksion të mospërhapjes së Covid 19 në vendin fqinjë.

Një testim molekular në sistemin jopublik kushton 90 euro (marrja e tamponit bëhet në laborator dhe jo nga skuadra që ia marrin të shtëpi të dyshuarit si në rastin e testimit nga sistemi publik). Deri më sot në Shqipëri janë bërë në sistemin publik rreth 46,500 testime. Me çmimet e laboratorëve jopublikë janë shpenzuar rreth 4,2 mln euro.

Dashnorët e Gratis-it kërkojnë që të shpenzojmë edhe 1,7 milionë euro të tjera në funksion të strategjisë së qeverisë greke për kontrollin e Covid 19 në vendin e vet.

Sidoqoftë mikrokriza e fundjavës së kaluar nuk kaloi pa kosto. Në radhë të parë për të gjithë ata që pritën në radhë. Më e rënda dhe e dhimbshmja ishte fataliteti i djalit 10 vjeçar nga Lezha. Më tej për sistemin e emergjencave civile, bashkitë Gjirokastër e Dropull, bizneset që u solidarizuan me njerëzit dhe ndihmuan në përballimin e krizës. Pa dallim nga gjuha amtare apo dokumenti i identifikimit i atyre hallexhinjve.

Gjithë sa më sipër nuk kërkon të spostojë vëmendjen nga përgjegjësitë e qeverisë shqiptare në daljen për zot të çdo lloj krize apo mikrokrize sado të përkohshme që mund të krijohet në çdo cep të territorit të RSH-së.

Autoritet shtetërore përgjegjëse duhet të përmirësojnë qasjen ndaj emergjencave pas çdo eksperience. Duke nisur nga një sistem “sensorësh” që ndjen vatra potenciale krizash përpara se të plasin botërsisht dhe duke vijuar me një mekanizëm kombëtar përgjogje pathuajse automatike. Krizat nuk i parandalojmë dot, por krizat për nga hallet e andrallat i ngjajnë njëra – tjetrës.

Çdo fillim viti, sistemi ynë i emergjecave civile duhet të lidhë kontrata të tipit “marreveshje kuadër” për :

– Fluturime mjekësore ndërkombëtare

– Fluturime antizjarr

– Ujë të pijshëm

– Shërbim WC mobile

– Racione ushqimore

– Shërbime dezinfektimi

– … etj, etj
me kohë përgjigje jo më shumë se 6 orë.
Edhe diçka në mbyllje për dashnorët e Gratis-it. Një testim molekular në sistemin jopublik kushton 90 euro. Nëse do të ishim në vitin 2013 do të kushtonte 99 euro.

Sepse SB, IM, LB, TSH, PV, LR, EP, etj, etj në kohën që kanë qeverisur së bashku (2009 – 2013) kanë nismëtare, mbështetës dhe miratues të vendosjes me ligj që sëmundja në Shqipëri do të taksohet me 10 %.

Ne e premtuam në fushatën zgjedhore të 2013 që do e heqim dhe e bëmë realitet në 1 janar 2014.

Tags: EpidemiaIlir Beqajkoronavirusshqiperi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shënjestra shpëtoi, vrau aksidentalisht shokun e ngushtë/ Kapet autori i vrasjes së 23-vjeçarit në Shkodër

Shënjestra shpëtoi, vrau aksidentalisht shokun e ngushtë/ Kapet autori i vrasjes së 23-vjeçarit në Shkodër

Pandemia/ Italia shtrëngon masat ndaj qytetarëve

Pandemia/ Italia shtrëngon masat ndaj qytetarëve

Ekipi i Tiranës zbarkon në Gjeorgji

Ekipi i Tiranës zbarkon në Gjeorgji







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Zv.presidenti i SHBA: Lufta do zgjasë, derisa të neutralizohet Irani
Bota

Zv.presidenti i SHBA: Lufta do zgjasë, derisa të neutralizohet Irani

by mirseda
17:40 | 28/03/2026
0

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, J.D. Vance, deklaroi në podkastin Benny Show se Uashingtoni do...

Përmbytje në Kenia, të paktën 108 persona humbën jetën

Përmbytje në Kenia, të paktën 108 persona humbën jetën

17:35 | 28/03/2026
Vaji i lulediellit rritet rreth 8%, çmimi mund të shkoje deri në 190 lekë litri

Vaji i lulediellit rritet rreth 8%, çmimi mund të shkoje deri në 190 lekë litri

17:30 | 28/03/2026
Rama urdhër ministrave: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët

Rama urdhër ministrave: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët

17:26 | 28/03/2026
Po lëviznin me makinë/ Dy gazetarë libanezë vriten nga një sulm izraelit në jug të Libanit

Po lëviznin me makinë/ Dy gazetarë libanezë vriten nga një sulm izraelit në jug të Libanit

17:09 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com