Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Jam dakord, fajin e ka Greqia. Po ne shqiptarët xhanëm, nuk kemi faj?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Jam dakord, fajin e ka Greqia. Po ne shqiptarët xhanëm, nuk kemi faj?

Nga: Ilir Yzeiri

Pikërisht atëhere kur po mendoja se ky gusht do të kalonte pa ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme, sepse në gusht gjithmonë do të kemi ndonjë të tillë që ka sfond herë nacional romantik e herë mund të jetë një provokim banal gjithnjë me një mbështjellje konflikti e provokuar kryesisht nga fqinjët tanë në jug ose nga shqiptarë folklorikë që bëjnë heroizma pa ide, ndodhi kjo që po shohim në Kakavijë.

Kjo që po ndodh tani në fund, ku Greqia ka bllokuar hyrjen në kufi se kërkon të kryejë edhe testet apo tamponet për të hetuar rastet e atyre që mund të jenë infektuar me Covid-19, ka shkaktuar një gjendje shumë të rëndë në kufirin shqiptaro-grek. Siç e kemi ndjekur të gjithë këto ditë, radha e atyre që presin të kalojnë kufirin në Greqi ka shkuar me kilometra.

Dua të jem i qartë që në fillim. Greqia ka problemet e saj dhe imazhi grek në trajtimin e refugjatëve është i jo ai që do të duhej të ishte. Megjithatë, në shtetin grek kanë gjetur shtëpinë e tyre me mijëra e qindra mijëra shqiptarë. Identetet tona të ndryshme dhe lufta për ta çuar kufirin deri në Elbasan apo për ta zbritur deri poshtë nuk do të pushojë mesa duket asnjëherë mes grekëvë nacionalistë dhe shqiptarëve.

Paqja jonë me këtë shtet është ndërtaur me mbulimin e krimeve që grekët kanë bërë mbi çamët apo mbi popullsitë shqiptare të jugut pas shpalljes së Pavarësisë. Mirëpo sot ne kemi një realitet tjetër. Qindra mijëra shqiptarë kanë gjetur strehë, punë dhe kanë ndërtuar jetën e tyre në atë vend që tani e thërrasim mik. Ky pak a shumë mund të jetë sfondi historik mbi të cilin ndërtojmë marrëdhëniet tona sot me ta.

Po sot çfarë po ndodh në Kakavijë? Qeveria greke nuk lejon që të futen në Greqi shtetasit që kanë kaluar kufirin më parë pa bërë një test që të shihet nëse janë të infektuar apo jo. Ku është krimi që po kryen Greqia këtu? A e dimë ne shqiptarët folklorikë dhe të pa marrë vesh se po jetojmë në kohë lufte, se pandemia që ka përfshirë globin është më vrasëse edhe se luftërat që kanë mbuluar planetin.

Me çfarë mendjelehtësie këta shqiptarë që jetojnë në Greqi kanë marrë rrugën e kanë ardhur në Shqipëri për pushime sikur të ishte një vit i zakonshëm ? Gjithë bota është mbyllur brenda. Ne kemi muaj të tërë që nuk lëvizim nga shtëpia dhe nuk shkojmë të takojmë të afërmit tanë apo prindërit sepse është kohë lufte, është pandemi që po vret përditë njerëz.

Si ka mundësi që këta shqiptarë që jetojnë në Greqi ngrihen e vijnë me pushime sikur të mos ketë ndodhur asgjë dhe pastaj turren të gjithë në kufi në mes të muajit sepse do të kthehen nga pushimet. A kanë vetëdije këta njerëz? Si i marrin fëmijë e pleq dhe i torturojnë në kohë lufte që të kalojnë kufirin nga një shtet në tjetrin? Greqia mund të ketë një mijë e një të zeza por në këtë rast si shtet i Bashkimit Europian ajo po bën detyrën: kontrollin në kufi për tamponin.

Ndërsa shqiptarët mendjelehtë turren të gjithë për t’u kthyer brenda një dite në shtëpitë e tyre sikur të jetë një ditë e zakonshme. A do të bëhemi ndonjëherë popull i disiplinuar dhe i bindur, a do të bëhemi mndonjëherë qytetarë që të kuptojmë se jeta në hapësirat e përbashkëta është e ndërtuar me rregulla e ligje.

Nëse ka plasur një luftë apo një pandemi, kjo do të thotë që jeta jonë ka ndryshuar, që duhet të respektojmë rregullat që vendosin institucionet dhe të mos sillemi si njerëz që nuk pyesim për asgjë. Nëse e sheh që ka radhë për të kaluar, përse duhet të masakrohesh atje në rrugë ? Përse nuk kthehesh pas në shtëpinë ku ishe dhe të ndërtohet një grafik, të regjistrohen emrat dhe secili të niset kur t’i vijë radha.

Mirëpo ne, shqiptarët, nuk dimë të presim, nuk durojmë që të marrim atë që na takon atëhere kur na vjen radha. Imazhet me anije që mbusheshin në vitin ’90 apo këto imazhe që shohim sot, kam përshtypjen se krijohen edhe për shkak se ne, shqiptarët ende nuk jemi mësuar të kuptojmë se kur bota është në luftë, ndonjë bombë mund të na bjerë edhe ne, se kur bota është mbërthyer nga virusi më vrasës i viteve të fundit, jeta jonë duhet të ndryshojë dhe nuk duhet të sillemi si gushtin që shkoi: vizitë në Shqipëri e plazh e pastaj kthim për shtatë palë qejfe. Jo, është kohë lufte. /Tema

Tags: GreqiIlir YzeiriKakavije

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Detajet/ Qëlloi drejt 46-vjeçarit në Shkodër, autori shpallet në kërkim

Detajet/ Qëlloi drejt 46-vjeçarit në Shkodër, autori shpallet në kërkim

Qeveria shqiptare arrin dakordësimin me Greqinë, ja rregullat për nesër

Qeveria shqiptare arrin dakordësimin me Greqinë, ja rregullat për nesër

Meta tregon arsyen pse e bëri testin e koronavirusit

"S'mund të trajtohen si njerëz pa atdhe dhe pa shtet", Meta lëshon thirrjen e fortë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Shikimi i turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve! Ja çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve
Aktualitet

Shikimi i turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve! Ja çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve

by mirseda
13:00 | 26/08/2025
0

Fakti që shumë e më shumë njerëz po punojnë nga shtëpia këto muaj, nënkupton se ata kalojnë...

Kush është Dimal Basha, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës

Kush është Dimal Basha, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës

11:50 | 26/08/2025
“SHBA nuk po shpenzon për Ukrainën”, Trump: Dërgesat e armëve paguhen nga NATO

“SHBA nuk po shpenzon për Ukrainën”, Trump: Dërgesat e armëve paguhen nga NATO

11:44 | 26/08/2025
Përfundojnë punimet, hapet ura e re që lidh Mitrovicën

Përfundojnë punimet, hapet ura e re që lidh Mitrovicën

10:22 | 26/08/2025
“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza nga një sulm izraelit

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza nga një sulm izraelit

09:30 | 26/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com