Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Joe Biden zgjedh Senatoren Kamala Harris si kandidate për nënpresidente

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Joe Biden zgjedh Senatoren Kamala Harris si kandidate për nënpresidente

Në Shtetet e Bashkuara, Kandidati demokrat për president, Joe Biden deklaroi të martën se ka zgjedhur senatoren Kamala Harris, si kandidaten e tij për nënpresidente për zgjedhjet e 3 nëntorit 2020.

Është e para herë që një afrikano-amerikane zgjidhet si kandidate për nënpresidente nga njëra nga partitë kryesore.

Zoti Biden e bëri publike zgjedhjen e tij në faqen e tij të fushatës, që tashmë ka në faqen e parë emrat e zotit Biden dhe zonjës Harris dhe një fotografi të tyre, së bashku. Ai e njoftoi zgjedhjen e tij edhe në Twitter:

“Kam nderin e madh të njoftoj se kam zgjedhur Kamala Harrisin – një luftëtare e guximshme për të pafuqishmit dhe një nga zyrtarët më të mirë publikë – si kandidate për nënpresidente”, shkruan kandidati demokrat për president, Joe Biden.

Zoti Biden kishte premtuar se do të zgjidhte një grua me kualifikime të larta për postin. Së fundmi kishte pasur thirrje të shumta që ai të zgjidhte një afrikano-amerikane, ndërsa në të gjithë vendin u intensifikuan protestat për barazi racore.

“Besoj se një zgjedhje e tillë do t’i motivonte shumë votuesit afrikano-amerikanë dhe ndoshta ata të rinj që ndoshta nuk janë aq të entusiazmuar me kandidaturën e tij”, kishte thënë për Zërin e Amerikës Niambi Carter, profesore shkencash politike në Universitetin Howard.

Zoti Biden, përmendte gjithashtu edhe bashkëpunimin e Senatores Harris, që ka qenë Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë, me të birin e tij, Beau që ishte Prokuror i Përgjithshëm i Delauerës.

“Pashë se si ata u përballën me bankat e mëdha, mbështetën njerëzit e punës dhe mbrojtën gratë dhe fëmijët nga abuzimet.

Isha krenar për ta dhe jam krenar sot ta kem partnere në këtë fushatë”, shkruante ai.

Në Twitter, senatorja Harris tha se “ishte e nderuar” të ishte në krah të zotit Biden “dhe të bënte maksimumin që ai të bëhej Komandanti i Përgjithshëm”.

Presidenti Donald Trump, reagoi shumë shpejt me një video të faqes së tij të fushatës, të cilën e publikoi në llogarinë e tij në Twitter, ku thuhet se zonja Harris kandidoi për postin e presidentit (në garën brenda Partisë Demokrate) duke përqafuar të majtën radikale dhe se amerikanët e hodhën poshtë kandidaturën e saj.

Joe Biden “po ia jep frenat në dorë Kamalës, ndërsa të dy ata përqafojnë të majtën radikale”, thuhet në video.

“Joe i ngadaltë dhe Kamala hipokrite: të përkryer së bashku, të gabuar për Amerikën”, përfundon videoja.

Senatorja Kamala Harris, ishte konsideruar si kandidatura kryesore për këtë post, megjithëse zoti Biden e kishte shtyrë njoftimin mes spekullimeve për kundërshtimin brenda kampit të tij ndaj emrit të saj.

55 vjeçarja Harris ka lindur në Oakland të Kalifornisë, dhe është bijë imigrantësh nga India dhe Xhamaika.

Ajo është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë, në Fakutetin e së Drejtës dhe në vitin 2010 u zgjodh si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë.

Zonja Harris arriti në Uashington më pak se katër vjet më parë si Senatore e Kalifornisë.

Para përzgjedhjes së saj, një ish-rivale si kandidate brenda partisë që ishte përplasur shpesh me të gjatë fushatës, në kampin e zotit Biden ishin diskutuar edhe alternativa të tjera.

Disa këshilltarë kryesorë të zotit Biden dukej se kishin ngritur pyetje për besnikërinë dhe ambicjet e saj, por dukest se ai i kapërceu këto rezerva.

Zonja Harris kishte bërë disa takime këtë javë me këshilltarë të zotit Biden, për të diskutuar mbi këto shqetësime.

Kandidatura të tjera që po konsideroheshin ishin Karen Bass, një anëtare kongresi afrikano-amerikane nga Kalifornia, ish-këshilltarja e sigurisë kombëtare, Susan Rice, ish ligjvënësja e shtetit të Xhorxhas, Stacey Abrams, senatorja aziatiko-amerikane Tammy Duckworth nga Ilinoi, senatorja e Masaçusetsit, Elizabeth Warren dhe guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer.

Pritet që zoti Biden dhe senatorja Harris të shfaqen së bashku për herë të parë si partnerë të kandidaturës demokrate të mërkurën. /Voa

Tags: Joe BidenKamala Harrisnenpresidente

TË LIDHURA

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!
Bota

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!
Bota

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Atentat në qendër të Beogradit, vritet me armë zjarri një person
Bota

Atentat në qendër të Beogradit, vritet me armë zjarri një person

09:31 | 07/06/2025
Next Post
“Dosja 339”, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e dy ish-komisionerëve

“Dosja 339”, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e dy ish-komisionerëve

Zgjedhjet e 2021-shit/ Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së

Zgjedhjet e 2021-shit/ Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së

Agron Shehaj dhuron respiratorë dhe aparat dialize për spitalin COVID 2

Agron Shehaj dhuron respiratorë dhe aparat dialize për spitalin COVID 2

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com