E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

“Dosja 339”, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e dy ish-komisionerëve

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e dy ish-komisionerëve zgjedhorë në Shijak, Ramiz Tuda dhe Bujar Sula për ndryshim të masës së sigurisë.

Dy komisionerët ndodhen në arrest shtëpie, por kishin kërkuar që masa të ndryshohej në detyrim paraqitje.

Një pjesë e dosjes 339 në kuadër të së cilës u ndaluan komisionerët u kalua në kompetencë të Gjykatës së Durrësit.

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka ngritur akuzë kundër 20 komisionerëve zgjedhorë në tre qendra votimi të qershorit 2017 në Shijak.

Ky procedim është një nga fraksionet e dosjes së famshme “339”.

11 prej komisionerëve, përfaqësues të Partisë Socialiste, Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe asaj Republikane në tavolinat e qendrave të votimit janë arrestuar në zbatim të masave “arrest në burg”, caktuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme.

Për tetë të tjerë është caktuar masa “arrest në shtëpi” dhe për tre prej tyre masa e “detyrimit për paraqitje”.

Sipas prokurorëve të SPAK, Vladimir Mara e Dritan Prençi, komisionerët e akuzuar për “votim më shumë se një herë, ose pa u identifikuar” kanë lejuar me dashje persona të ndryshëm të votonin në emër të votuesve që ndodheshin jashtë shtetit ditën e zgjedhjeve.

SPAK ka provuar se komisionerët e qendrës së votimit në fshatin Shetël të Bashkisë Shijak kanë lejuar të votohet për 22 persona që nuk ndodheshin në Shqipëri.

Në të njëjtën mënyrë, komisionet e qendrës së votimit të pozicionuar në kopshtin e fshatit Rubjek kanë lejuar të votohej për 7 persona.

Referuar sistemit TIMS, thonë burimet pranë grupit të hetimit, këta persona rezultojnë jashtë territorit shqiptar ditën e zgjedhjeve.

Ndërsa në qendrën tjetër të votimit të fshatit Rubjek komisionerët kanë “mbyllur sytë” para futjes në kutitë e votimit të votave për 23 persona që nuk ishin prezentë as në qendrën e votimit e as në Shqipëri.

Në përgjegjësi penale është marrë edhe një qytetar, që akuzohet të ketë votuar për persona të tjerë.

Referuar të dhënave janë 52 persona që rezulton të kenë votuar në këto tre qendra votimi, por që ditën e zgjedhjeve nuk ndodheshin në vend.

Lëvizja e SPAK për krimet zgjedhore në Shijak erdhi gati 1 vit pasi ish-Prokuroria për Krimet e Rënda i kërkuan Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përmes kësaj shkrese kërkuan sekuestrimin e dokumentacionit zgjedhor në zonat Shetel dhe Rubjek.

Për llogari të hetimit të dosjes 339 SPAK njoftoi edhe arrestimin e Fisnik Sadikut, i cili dyshohet të ketë lidhje me grupin kriminal që përpunonte heroinë në laboratorin në Brenog të Hasit, shkruan “A2”.

Nga përgjimet telefonike është zbuluar se në disa qendra votimi të Shijakut në vitin 2017 ishte votuar për persona që nuk ishin në Shqipëri ditën e zgjedhjeve.

Në përgjimet e papublikuara të dosjes 339, në fraksionin për komisionerët zgjedhorë të akuzuar nga SPAK, protagonist është Altin Avdyli, personazhi i njohur me emrin “Niçja”.

Në një bisedë të datës 25 qershor, Niçja flet me një person me emrin Shpëtim, që sipas prokurorisë ditën e zgjedhjeve ka votuar për babanë e tij në Itali.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Presidenti ka shpallur sekret shtetëror “krimin” e tij

Nga: Mero Baze Ilir Meta ka gjetur zgjidhjen e vetme që ka çdo hajdut i fortë, kur kapet me presh në duar. I vënë para...

Detajet/Arrestohen “policët” që terrorizuan familjen në Vlorë

Policia e Vlorës ka zbardhur në kohë rekord tentativën për vjedhje në fshatin Kropisht, Selenicë. Nga ana e policisë janë arrestuar pesë autorët e...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Të rinjtë përplasen me policinë, çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë, dhe tre të rinjve. "Ora News" ka publikuar pamjet e efektivëve të...

“Do bëhet pallat”/Veliaj: “Sami Frashëri” do ndërtohet aty ku ka qenë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar menjëherë pas denoncimeve të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila tha në emisionin “Opinion” se aty...