Disa orë pas përfundimit të procesit zgjedhor, mediat pranë qeverisë shpallën rezultatin sipas të cilit Lukashenko kishte fituar bindshëm me 80% të votave, ndërsa kandidatja e opozitës kishte marrë vetëm 7% të preferencave të qytetarëve bjellorusë.
Sakaq, protesta të dhunshme kanë shpërthyer në kryeqytetin e Bjellorusisë.
Presidenti Lukashenko i quajti protestuesit “dele” dhe të mbështetur nga jashtë.
Mësohet se në protestën e së hënës në mbrëmje policia përdori dhe plumbat e gomës. Një person ka humbur jetën ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Ndërkohë, liderja e opozitës Svetlana Tikhanovskaya është “dorëzuar”. Raportohet se ajo është larguar nga vendi!