Pas pandemisë, Ilda Bejleri mungoi në “Procesi sportiv” dhe krah Manushit u shfaqën vetëm Alesia Bami dhe analistët historikë të emisionit.
Ilda ka folur në një intervistë për “Edicioni Veror 2020”, ku u shpreh se pavarësisht projekteve të cilat i janë ofruar, ka preferuar që aktualisht të shijojë momentet me familjen dhe miqtë e saj.
Ajo tha më tej se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja, të cilat preferoi të mos i zbulonte, teksa mendoi të mbante sekret edhe logon e televizionit.
“Oferta ka, por megjithatë dua që t’ja lë kohës dhe ta them atëherë kur të jetë momenti. Për momentit dua të shijoj gjërat e bukura, me familjen, shoqërinë dhe miqtë. Do të jetë surprizë, por ju premtoj që do të jetë surprizë e bukur”, u shpreh moderatorja.