E diel, 20 Shtator, 2020
19 C
Tirana

Pandemia/ Haradinaj: Pas çdo kontakti laj duart me sapun, por dasmat duhet të mbahen

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Mesdheu Lindor/ Macron mesazh në gjuhën turke për Erdogan

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është pro dialogut mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor. Përmes një postimi në Twitter, Macron i ka...

Bilanci/ Regjistrohet numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

Zbardhet shkaku i sherrit të dhunshëm me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali...

Deputeti kapet nga kamerat duke parë video erotike në parlament

Deputeti tajlandez, Ronnathep Anuwat, është filmuar nga kamerat duke parë një video me pullë të kuqe në Parlament. Mediat në Tajlandë shkruajnë se deputeti kishte...

Durrës: Vranë babain dhe plagosën të birin, 5 të arrestuar e 3 në kërkim

  Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Durrës, ku pas të shtënave me armë mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos...

Vetvrasjet te ‘Shefqet Ndroqi’, neurologu nga Amerika u bën thirrje mjekëve shqiptarë

Gentian Toshkezi, neurokirurgu shqiptar në spitalin e Filadelfias, foli lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Ai u ndal te rastet e...

Greqi: Cikloni ‘Ianos’ shkakton viktimën e parë

Greqia po përjeton një tmerr të vërtetë teksa është goditur nga cikloni 'Ianos', i cili ka shkaktuar edhe viktimën e parë. Sipas mediave greke, bëhet...

Lideri i AAK-së, ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se si gjithë njerëzit edhe ai frikësohet nga virusi COVID-19. Por sipas tij, nuk duhet bllokuar e gjithë jetesa, por që njerëzit duke pasur kujdes vazhdojnë edhe jetën.

Madje Haradinaj tha se është absurde të mos lejohet qarkullimi pas orës 22:30, pasi njerëzit automatikisht po detyrohen të mblidhen më tepër para kësaj ore.

“Pse mos mi lënë njerëzit me lëviz me kerr mas 22:30 kujt ia ia përhap ai p.sh virusin?. Është mysafir e ka me shku në katun të vetin, pse mos me udhëtu ai? S’ka kafe e restorante qel, le të vazhdon. Disa ide të ndalesave janë bërë pa kalkulim. S’ka arsye me i ndalë njerëzit për qarkullim. Se po i detyron me dal të gjithë para 22:30. Nëse dikush ka me shku në Dragash, duhet me u qu në 4 apo pesë me shku”, tha Haradinaj në TV Dukagjini.

Gjithashtu Haradinaj tha se është pro-mbajtjes së dasmave në Kosovë. Madje ai tha se nëpër plazhet e Shqipërisë ka aq shumë shqiptarë, sa ngjiten me njëri-tjetrin nëpër plazhe.

“Jam për me u mbajt dasmat, p.sh shkoj në Shqipëri, isha në Vlorë krejt i ki të Kosovës, në Durrës i ki të Kosovës, janë në plazh njerëzit si në ditë të pazarit. Pse mos mi mbajt na dasmat, p.sh në një distancë, nëse është e paraparë 1 metër e gjysmë distanca, nëse ka dezinfektues. Kemi mujt me shku pak më përpara, p.sh mi thënë pronarit të sallës së dasmave i ki këto kushte për mbajtje të dasmave. Kisha shku ka ideja që shkollat me fillu, çerdhet poashtu. Fëmija duhet me shku. E shoh ministrin Zemaj se është në kohë të vështirë, është kohë e vështirë edhe për udhëheqjen e Hotit e duan me çdo kusht me mbajt gjendjen nën kontroll, por duhet krijuar ekipe të ekspertëve ekonomik për t’u marrë me këto çështje”, shtoi ai.

Lexo edhe :   Ndërron jetë nga Covid-19 efektivi i Policisë së Tiranës, dy javë më parë virusi i mori edhe të atin
Lexo edhe :   Si mund ta dëmtojë Covid-19 trurin e njeriut

Haradinaj tha se shpreson që dalëngadalë të lirohet edhe ritmi i lëvizjes në gjithë Kosovën, ku shtoi se në familjen e tij nuk pati ndonjë person të infektuar me koronavirus.

“Unë shpresoj se shkojmë më tutje gradualisht, duke e liru jetën. Normal që i frikona virusit, për veti për nanën që unë e shoh çdo mëngjes. Pas çdo kontakti i laj duart me sapun, me çka të qëllon, pastaj hezitoj me nejt shumë afër me shumë njerëz, nëse kam pas afërsi bëj dezinfektim, e përdori edhe maskën. Deri tash se kemi pas askush, por s’do të thotë që s’kemi me pas. Kjo është jo shumë e njohur, i ka disa specifika. Një polic që më përcjell mua gruaja e tij e ka pas dy javë, por ka disa ndodhi të çuditshme. Është më mirë me i thënë popullit, runu por mos u ndalni në jetë”, tha ai. /Indeksonline

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Qyteti i origjinës së pandemisë rihap diskot pa kufizime

Wuhan, qyteti i njohur ndryshe si origjina e pandemisë së koronavirusit, ka vendosur të hapë diskotekat pa kufizime. Sipas mediave të huaja, qyteti me 11...

Kush ishte Ruth Bader Ginsburg, gjyqtarja amerikane që humbi jetën nga kanceri

Anëtarja e Gjykatës së Lartë së Shteteve të Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg u nda nga jeta dje në banesën e saj në Uashington, në...

Cikloni i rrezikshëm mbërrin edhe në ishullin e Kretës

Cikloni “Ianos” ka mbërritur edhe në ishullin e Kretës tashmë. Sipas mediave greke, stuhia ka prekur më së shumti anën perëndimore të ishullit. Shumë zona...

Mali i Zi/ Abazoviç drejt Ministrisë së Jashtme

Zdravko Krivokapiç do të jetë në krye të qeverisë së re të Malit të Zi. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja, “Novosti”, e cila ka...

SHBA/ Të shtëna në Rochester, dy viktima e 14 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur, si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Rochester, SHBA. Lagjja...