Një 53-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e Sellcave. Artan Arapi ishte larguar ditën e djeshme nga shtëpia, dhe nuk u kthye më. Mbytja dyshohet aksidentale.
Pas lajmërimit të familjarëve, policia menjëherë ka nisur kërkimin dhe vetëm mengjesin e sotëm është gjetur pranë rezervuarit te Sellcave në Bilisht.
Trupi i pajetë ndodhet në morg.