E hënë, 18 Janar, 2021
-1 C
Tirana

Berisha publikon denoncimin/ Veliaj vendos taksë për t’u futur në Parkun e Liqenit

Hyrja për në Parkun e Liqenit të Tiranës, është bërë me pagesë. Ndonëse më herët nuk është bërë publike një gjë e tillë, qytetarët tashmë hasen me ‘ligje’ të reja.

I ashtëquajturi qytetari digjital, njofton ish-kryeministrin Berisha se tek Parku Kombëtar i Liqenit kanë vënë roje dhe një tra.

Kalimi bëhet përkundrejt një shume, 1000 lekë të vjetra për një orë. Sipas qytetarit në fjalë, është një marrëzi e pa dëgjuar që të privatizosh një rrugë, në një park kombëtar, që është ndërtuar me forca vullnetare. Ai fajëson Bashkinë e Tiranës për këtë akt.

Sipas denoncuesit, ky është një gjest i ulët, ku po i rrjepin nga xhepat për hapësirat e përbashkëta të Parkut Kombëtar të Liqenit.

Statusi

Akt i papergjegjshem i Lal Plehut.

Vendos takse femijeve per tu futur ne parkun kombetar te Liqenit. Pafytyresi!

Lexoni denoncimin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Doktor Berisha. Sot na u desh të shkonim për kafe dhe për të nxjerrë fëmijët të luajnë nga liqeni dhe i ramë nga Fakulteti Ekonomik duke kthyer tek rruga që të çon tek Sheqeri Pikant. Për habinë tonë aty ku duhet të jetë parku kombëtar i liqenit kanë vënë roje dhe një tra, të cilin e kalon vetëm po të paguash 1000 lekë të vjetra orën. Është marrëzi e pa dëgjuar që të privatizosh një rrugë në një park kombëtar që e kemi ndërtuar vetë me forca vullnetare kur ishim të rinj. Turp i madh për Bashkinë e Tiranës apo këdo që ka lejuar një paudhësi të tillë. Mirë parqet dhe lulishtet që na i zaptuan dhe i bënë pallate, por po na rrjepin nga xhepat edhe për hapësirat e përbashkëta të parkut kombëtar të liqenit. Shikojeni doktor, kjo foto live flet vetë më shumë se sa fjalët.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA/ Trupat e Gardës nën shqyrtim nga FBI-ja mes frikës nga sulme të brendshme

Pjesëmarrësit në një provë për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden u evakuuan të hënën nga krahu Perëndimor i Kapitolit me urdhër të...

Befason Çiljeta: Do votoj Ramën, demokratët janë të zhgënjyer nga Basha

Do të mbahet mend si një nga këngëtaret që ka qenë e pozicionuar hapur krah Partisë Demokratike, madje ka qenë pjesë e disa mitingjeve...

Nga këmbët tek buzëqeshja: Vipat që kanë siguruar pjesë të trupit të tyre

Njerëzit e famshëm janë të njohur për bërjen e gjërave të pazakonta dhe për shpenzimin e shumave të mëdha. Ndërkohë, disa prej tyre kanë...

Pse populli nuk e kupton, që zgjedhjet e 25 prillit janë shitur nga Basha?

Nga: Kreshnik Spahiu 5 vjet më parë kam përjetuar një nga ngjarjet më të hidhura në politikë. Isha në Peshkopi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet...

Gjermani, kush nuk pranon karantinën do të mbahet në qëndra paraburgimi

Gjermanët që refuzojnë të karantinohen pasi rezultojnë pozitiv ndaj Covid do të mbahen në qendrat e paraburgimit sipas rregullave të reja të përgatitura nga...