Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Shansi i Angela Merkelit për të gdhendur të ardhmen e BE-së”

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
“Shansi i Angela Merkelit për të gdhendur të ardhmen e BE-së”

Gjermania e mori në dorë Kryesinë e Këshillit të BE-së në një kohë kritike. Kancelarja gjermane duhet ta shfrytëzojë këtë rast për ta çuar përpara guximshëm Bashkimin Evropian, mendon Melinda Crane.

Në mes të marsit, kur virusi i koronës po përhapej me shpejtësi në Evropë, Angela Merkel paralajmëroi me ngulm se kjo ishte sfida më e madhe me të cilën BE ishte përballur ndonjëherë.

Tani që vendet anëtare po hapin kufijtë dhe po heqin kufizimet, gjithçka është përqendruar në rimëkëmbjen ekonomike.

Nëse ka një vend të përshtatshëm, për të nisur bashkëpunimin fiskal, aq të nevojshëm për stabilizimin e Evropës, ky është Gjermania e kancelares Angela Merkel.

Ndoshta tingëllon paradoksale, pasi Berlini deri më tani ka hedhur poshtë çdo propozim për të bashkuar borxhet dhe rreziqet midis veriut të egër dhe shteteve anëtare që nuk e përballojnë dot vetë krizën.

Gjermania e ka menaxhuar mirë krizën deri tani

Ekonomia më e madhe e Evropës ka dalë relativisht mirë, por me humbje në betejën e parë me COVID-19: ekonomistët llogarisin se Prodhimi i Brendshëm Bruto i Gjermanisë do të zvogëlohet me 6,6 përqind, ndërsa për Italinë e Spanjën llogarisin mbi 11 përqind.

Atëherë, përse ta lidhë pasurinë e saj me këto vende?

Gjermania duhet ta bëjë këtë, sepse këto asete janë tashmë të lidhura në mënyrë të pandashme me Bashkimin e papërfunduar të Evropës. Çfarë e bën këtë vend kaq të përshtatshëm për të arritur një marrëveshje për reformat gjithëpërfshirëse, nuk është prosperiteti, por hapja: Ekonomia e Gjermanisë varet nga eksportet, dhe gati 70 përqind e tregtisë ajo e bën me pjesën tjetër të Evropës. Kur Spanja ose Italia kolliten, Gjermania dridhet.

Një presidencë e krizës

Në maj, Gjermania i rrëzoi synimet e saj fillestare dhe kuptoi se një “presidencë në kohë korone” është thelbësore.

Dhe pasi, për vite me radhë, ajo e mbajti në distancë Presidentin Francez Emmanuel Macron, Merkel tani po bashkëpunon me të për të rikthyer motorin e ndryshkur franko-gjerman. Kur të dy njoftuan planin e fondit të shpëtimit prej 500 miliardë eurosh, ajo pranoi se ky ishte një “hap i pazakontë” dhe tha: “Ne duhet të veprojmë si evropianë për të dalë mirë dhe të forcuar nga kjo krizë”.

Propozimi i dy politikanëve për të financuar fondin duke e lejuar Komisionin e BE-së të hyjë në borxh në tregjet financiare është jo vetëm i pazakontë, por pararendës – një hap – deri atëherë i paimagjinueshëm drejt borxhit komunitar. Ministri gjerman i financave, Olaf Scholz, kujtoi përparimin që solli integrimi fiskal në SHBA, në vitin 1790, pas nismës së Sekretarit të Thesarit të SHBA-ve, Alexander Hamilton, ku i lejohej qeverisë në Uashington që nëpërmjet bondeve të merrte përsipër borxhet ku kishin hyrë shtetet për shkak të Luftës së Revolucionare.

Komisioni i BE-së më pas njoftoi programin e tij ekonomik bazuar në planin Macron-Merkel. Që nga ajo kohë ka pasur shumë diskutime nëse e gjithë kjo mund të çojë vërtet në një “moment hamiltonian”.

Skeptikët nga të dy palët thonë se nisma është shumë larg një bashkimi të vërtetë financiar.

Pse është koha e duhur tani?

Merkel thotë gjërat e duhura, por a mund të presim me të vërtetë një veprim të guximshëm nga kjo politikane që ka qenë kaq hezituese deri më tani?

Përgjigja është po, për tre arsye. Së pari, hendeku mes shteteve anëtare të veriut dhe të jugut, po thellohet, aq sa po e vë në rrezik Bashkimin Evropian.

Së dyti, rrethanat janë premtuese. Kapitali politik i Kancelares gjermane nuk ka qenë kurrë më i lartë. Menaxhimi i krizës së koronës nga ana e Gjermanisë e ka rritur besimin te qeveria në përgjithësi dhe te Merkeli në veçanti.

Si Presidente e Këshillit, Kancelarja do të punojë me të besuarën e saj prej vitesh, kryetaren e Komisionit, Ursula von der Leyen.

Së treti, dhe kjo është pika më e rëndësishme: koha është e përshtatshme.

Ndërsa ajo po përgatitet të tërhiqet nga politika, Merkel ka një shans të fundit për të formuar trashëgiminë e saj dhe për të rishkruar bilancin e mëparshëm ambivalent të BE-së. 70 vjet pasi Ministri i Jashtëm Francez Robert Schuman hyri në histori duke propozuar që së bashku të menaxhonte prodhimin e qymyrit dhe çelikut francez dhe gjerman, Kancelarja mund ta vazhdojë vizionin e Schumanit në nivel tjetër.

“Evropa nuk do të krijohet e gjitha menjëherë ose sipas një plani të vetëm,” tha Schuman në maj 1950. “Ajo do të ndërtohet përmes arritjeve konkrete”. Melinda Crane /DW

Tags: GjermaniaMerkelshans

TË LIDHURA

Giro d’Italia në Shqipëria, pamjet e përplasjes së çiklistikëve në etapën e parë
Aktualitet

Giro d’Italia në Shqipëria, pamjet e përplasjes së çiklistikëve në etapën e parë

18:22 | 09/05/2025
Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare
Analizë

Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare

17:56 | 09/05/2025
Mads Petersen fiton etapën e parë të Giro-s në Tiranë, 800 mln ndjekës globalë
Aktualitet

Mads Petersen fiton etapën e parë të Giro-s në Tiranë, 800 mln ndjekës globalë

17:39 | 09/05/2025
Next Post
Hoti: Kryeministri përfaqëson shtetin në dialog, do të nisem në Washington

Hoti: Kryeministri përfaqëson shtetin në dialog, do të nisem në Washington

Jozefina Topalli do i bashkohet PD-së? Ja çfarë thotë Paloka

Jozefina Topalli do i bashkohet PD-së? Ja çfarë thotë Paloka

Atalanta nuk ndalet, mposht Napolin dhe “blindon” vendin e katërt

Atalanta nuk ndalet, mposht Napolin dhe “blindon” vendin e katërt

JU REKOMANDOJMË

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
Ta dh**fsha surratin o me m*t”, shqiptari shkon të hapë derën e avionit dhe ndodh h*taja

Ta dh**fsha surratin o me m*t”, shqiptari shkon të hapë derën e avionit dhe ndodh h*taja

15:50 | 03/05/2025




TË FUNDIT

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama “i papërmbajtshëm”: Vetëm ne i kemi kapacitetet për negociata
Aktualitet

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama “i papërmbajtshëm”: Vetëm ne i kemi kapacitetet për negociata

by mirseda
23:20 | 09/05/2025
0

Kreu i qeverisë, Edi Rama, është vënë përballë një pyetje “pikante” nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”...

Tension mes Big Mamas, Nur dhe Albës, fermeret përplasen mes tyre

Tension mes Big Mamas, Nur dhe Albës, fermeret përplasen mes tyre

23:18 | 09/05/2025
Thyen rregullat në Ferma VIP, vendimi drastik i AGAIT për gjashtë fermerët

Thyen rregullat në Ferma VIP, vendimi drastik i AGAIT për gjashtë fermerët

23:17 | 09/05/2025
Pasaporta europiane, Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda Dhjetorit 2027

Pasaporta europiane, Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda Dhjetorit 2027

22:52 | 09/05/2025
Rama i përgjigjet Berishës: Të dielën merr mesazh të qartë, nuk ka shans të debatojë me mua

Rama i përgjigjet Berishës: Të dielën merr mesazh të qartë, nuk ka shans të debatojë me mua

22:49 | 09/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com