Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Prokuroria e Serbisë ngre akt-akuzë kundër një shqiptari

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Prokuroria e Serbisë ngre akt-akuzë kundër një shqiptari

Prokuroria e Serbisë ka ngritur një aktakuzë për krime lufte ndaj shtetasit kosovar, Nezir Mehmetaj.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, vëllai i të akuzuarit, Valon Mehmetaj

“Jemi në dijeni për aktakuzë, por nuk e dimë përmbajtjen e aktakuzës. Nesër apo pasnesër pritet të marrin dokumentin e plotë”, tha ai.

Sipas tij, lidhur me këtë aktakuzë familja është informuar nga avokati mbrojtës, Sead Spahoviq.

“Rastin e kemi përjetuar rëndë sepse kemi pritur që ai të lirohet tani, pas gjashtë muajsh paraburgimi. Fatkeqësisht aktakuza u ngrit dhe iu vazhdua paraburgimi”, shton i vëllai i të akuzuarit.

Prokuroria për krime lufte në Beograd, më herët ka konfirmuar për REL se ka ngritur aktakuzë ndaj N.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” gjatë periudhës qershor-korrik të vitit 1999.

Krimet supozohet se janë kryer në fshatin Rudicë, Komuna e Klinës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Prokuroria në Beograd.

Së bashku me aktakuzën është edhe kërkesa për zgjatje të paraburgimit të të pandehurit N.M, i cili më 3 janar është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdare dhe që atëherë është në paraburgim.

Avokati i Mehmetaj, Sead Spahoviq është shprehur se Mehmetaj po akuzohet për vepra të kryera pas qershorit, 1999, në kohën kur lufta kishte mbaruar. Ai thekson se akuzat ndaj tij nuk mund të lidhen me krime lufte.

Tags: aktakuzëprokuroria serbeshqiptari

TË LIDHURA

Dorian Teliti: Duhet një reformë territoriale për njerëzit, jo për interesat e pushtetit!
Aktualitet

Dorian Teliti: Duhet një reformë territoriale për njerëzit, jo për interesat e pushtetit!

20:04 | 26/03/2026
Ra nga biçikleta, plagoset turisti polak në Dibër, përfundon te Trauma
Aktualitet

Ra nga biçikleta, plagoset turisti polak në Dibër, përfundon te Trauma

20:03 | 26/03/2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

18:26 | 26/03/2026
Next Post
Yuri Kim pret në rezidencën amerikane Ramën, Metën e Ruçin/ Ja arsyeja

Yuri Kim pret në rezidencën amerikane Ramën, Metën e Ruçin/ Ja arsyeja

Avdullah Hoti nesër vizitë zyrtare në Tiranë

Avdullah Hoti nesër vizitë zyrtare në Tiranë

Franca tërhiqet nga misioni i NATO-s në Mesdhe

Franca tërhiqet nga misioni i NATO-s në Mesdhe







JU REKOMANDOJMË

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026




TË FUNDIT

Palestinezët skeptikë, plan për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës
Bota

Palestinezët skeptikë, plan për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

by mirseda
20:12 | 26/03/2026
0

Detajet e një plani të paraqitur nga Drejtori i Bordit të Paqes, Nickolay Mladenov, për çarmatosjen e...

Dorian Teliti: Duhet një reformë territoriale për njerëzit, jo për interesat e pushtetit!

Dorian Teliti: Duhet një reformë territoriale për njerëzit, jo për interesat e pushtetit!

20:04 | 26/03/2026
Ra nga biçikleta, plagoset turisti polak në Dibër, përfundon te Trauma

Ra nga biçikleta, plagoset turisti polak në Dibër, përfundon te Trauma

20:03 | 26/03/2026
Kanadaja vendos sanksione shtesë kundër Iranit

Kanadaja vendos sanksione shtesë kundër Iranit

19:51 | 26/03/2026
Polonia na pret me ushtri, Shqipëria i përgjigjet me… fanellat e fatit. Gjithçka gati në Varshavë

Polonia na pret me ushtri, Shqipëria i përgjigjet me… fanellat e fatit. Gjithçka gati në Varshavë

19:49 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com