Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Spiropali: Ndjej një keqardhje të madhe për Saimir Tahirin

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Spiropali: Ndjej një keqardhje të madhe për Saimir Tahirin

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali përgjatë një interviste në “News24”, komentoi procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ajo u shpreh se ndjen një keqardhje të madhe njerëzore për Tahirin.

Pjesë nga intervista:

3 vite përpjekje dhe përballje me drejtësinë për ish-ministrin Tahiri, dhe kthehemi në pikën zero. Si e patë këtë vendim?

Nuk mund të komentoj një vendim gjykate, por ndjej një keqardhje të madhe njerëzore për Saimir Tahirin.

Kaq mund të thuhet në këtë pikë. S’jam e njohur me detajet e vendimit dhe çështjen në brendësi.

Mund të them se është zgjatur mjaftueshëm, sa për të ndjerë këtë keqardhje për njeriun, Saimir Tahiri.

A duhet patur besim tek drejtësia e re në këtë rast, duke qenë me këtë situatë ku prisnim një vendim?

Nuk mund të nisesh nga çështje individuale për të gjykuar mbi një reformë kaq të madhe. Reforma është e gjerë. Ka përfshirë shumë aktorë, ka kushtuar shumë, si financiarisht dhe në kontributin njerëzor. Është investuar shumë kjo maxhorancë. Ka shtuar besimin e qytetarëve në një drejtësi të re.

Vetë ish-ministri Tahiri teksa fliste në media, pati nota emocionale dhe shprehej se i vinte ndot nga pozicionet që ka mbajtur nëse ekzistonte një njeri tjetër që zvarritej si ai në këtë formë. Si e keni kuptuar këtë deklaratë?

Është e kuptueshme nga ana e tij. Deri diku është lehtësisht e lexueshme ajo që Saimiri po thotë. S’na takon ne që të gjykojmë mbi ndjesitë. Uroj që Saimir Tahiri të gjejë të drejtën e tij.

Kur shprehet se për një kosto politike dhe se nuk ka faj. Në të vërtetë a ka kosto politike për Saimir Tahirin?

Është një pozicion i vështirë për të së pari dhe ne e ndajmë qartazi politikën nga drejtësia. S’jemi përzierë në punë të drejtësisë ashtu sikur urojmë që kolegët tanë, që kanë pasur pozicione të caktuara të larta, të gjejnë drejtësi.

Ai ka shprehur gjithmonë se ka qenë dhe mbetet ‘ministri kampion’.

A është ministër kampion?

Askush s’mund t’ja mohojë Tahirit, punën e tij, energjinë në PS, si kryetar i Tiranës, apo ministër i Brendshëm. Nuk mund t’i gjykojmë bardhë e zi njerëzit. Të gjithë njerëzit kanë dritëhijet e tyre. Saimir Tahiri, duke qenë një njeri energjik dhe produktiv, padyshim ka të tijën. S’mund të mohojmë atë që ka qenë dhe ka bërë Tahiri vetëm për këtë rast apo për këtë çështje.

Tags: keqardhjesaimir tahiriSpiropali

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas një 4-vjeçar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas një 4-vjeçar

17:21 | 09/09/2025
Ndodh në Bulqizë / Në 5 fshatra, vetëm një fëmijë në klasë të parë
Aktualitet

Ndodh në Bulqizë / Në 5 fshatra, vetëm një fëmijë në klasë të parë

16:41 | 09/09/2025
Ndërtime pa leje në Tropojë dhe Kukës, një i arrestuar dhe 3 të proceduar
Aktualitet

Ndërtime pa leje në Tropojë dhe Kukës, një i arrestuar dhe 3 të proceduar

15:00 | 09/09/2025
Next Post
Për të qarë apo për të qeshur? Musa Ulqini bie pre e kamerës së fshehtë (VIDEO)

Për të qarë apo për të qeshur? Musa Ulqini bie pre e kamerës së fshehtë (VIDEO)

Pësoi atak kardiak, Kryepeshkopi Anastas Janullatos i nënshtrohet operacionit

Pësoi atak kardiak, Kryepeshkopi Anastas Janullatos i nënshtrohet operacionit

Mes mbrojtjes së detyrueshme të kujtesës dhe nevojës për liderë të pakapur

Mes mbrojtjes së detyrueshme të kujtesës dhe nevojës për liderë të pakapur

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

18:08 | 08/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas një 4-vjeçar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas një 4-vjeçar

by mirseda
17:21 | 09/09/2025
0

Njoftimi i policisë: Fier/Informacion paraprak Rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz, automjeti me drejtues shtetasin I. K.,...

Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve në Katar të jenë vigjilentë pas sulmeve izraelite

Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve në Katar të jenë vigjilentë pas sulmeve izraelite

17:16 | 09/09/2025
Presidenti polak plas “bombën”: Putin do që të pushtojë vende të tjera

Presidenti polak plas “bombën”: Putin do që të pushtojë vende të tjera

16:50 | 09/09/2025
Ndodh në Bulqizë / Në 5 fshatra, vetëm një fëmijë në klasë të parë

Ndodh në Bulqizë / Në 5 fshatra, vetëm një fëmijë në klasë të parë

16:41 | 09/09/2025
Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

16:28 | 09/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com