Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Nga 22 qershori rinisin fluturimet”/ MIE: Ja kushti që duhet plotësuar

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën me dije se duke filluar nga 22 qershori, nga Rinasi do të fillojnë veprimet për operimin e fluturimeve të rregullta ndërkombëtare.

Këto veprime do të nisin sipas skedulave që do të miratohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil në vijim.

Në njoftim theksohet se operatorët ajrorë që operojnë për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të jenë përgjegjës për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi, për nisjet nga TIA për në aeroportin e destinacionit të synuar.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të iniciativave për ringritjen e industrisë së aviacionit civil në Shqipëri, pas vështirësive që rezultuan nga situata e paprecedent e COVID- 19, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Autoritetin e Aviacionit Civil është duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për rifillimin gradual dhe të sigurtë të aktivitetit të transportit ajror.

Prioritet i veprimtarisë në kontekstin në fjalë është rivënia në funksionim e transportit ajror në përputhje me rregullat parandaluese dhe mbrojtëse të sigurisë së shëndetit, hartuar sipas rekomandimeve dhe udhëzimeve të organizmave ndërkombëtarë të aviacionit civil dhe atyre të shëndetit publik.

Duke mirëkuptuar e mbështetur dëshirën dhe nevojën e shoqërive ajrore që kanë skeduluar fluturime të rregullta ndërkombëtare për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, për të nisur sa më shpejtë aktivitetin e tyre, dëshirojmë të konfirmojmë se të gjitha përpjekjet po ndërmerren nga autoritetet shtetërore shqiptare për të mundësuar rifillimin e fluturimeve në mënyrë të koordinuar dhe të organizuar me shtetet partnere me të cilat zbatojmë Marrëveshje të Shërbimeve Ajrore.

Duke konsideruar deklaratën e Komisionit Evropian të datës 11 qershor 2020, sipas së cilës rekomandohet ndër të tjera heqja e kufizimeve të udhëtimit për Shqipërinë, Bosnje- Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, duke filluar nga 1 Korrik 2020 si dhe duke konsideruar angazhimet e disa shteteve të tjera të Zonës Shengen për të ndjekur të njëjtën qasje, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke filluar nga data 22 qershor 2020, do të fillojnë veprimet për operimin e fluturimeve të rregullta ndërkombëtare, në destinacionet, sipas skedulave që do të miratohen dhe komunikohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil në vijim.

Përgjatë javës që fillon në datë 22 qershor 2020, për skedulat e aktivizuara, shoqëritë ajrore duhet të marrin masa e nevojshme për të mundësuar rezervimin e fluturimeve për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Shoqëritë ajrore duhet të bëjnë çdo përgatitje dhe të kenë gati planet e veprimit për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Ajror, të miratuar me Urdhërin Nr.169, datë 5 qershor 2020, të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkaq Autoriteti i Aviacionit Civil do të monitorojë rigorozisht zbatimin e këtyre masave.

Operatorët ajrorë që operojnë për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të jenë përgjegjës për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga TIA për në aeroportin e destinacionit të synuar, si dhe për kërkesat që përmbahen në Protokollin e Operimit të Transportit Ajror, si dhe të rregullave të kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në aeroportin e destinacionit.

Përtej lajmit të shumëpritur për rinisjen e fluturimeve ajrore Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Autoritetin e Aviacionit Civil do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm që të garantohen operimet e sigurta, eficiente dhe mbi të gjitha siguria e shëndetit të punonjësve të këtij sektori dhe ajo e pasagjerëve.

Tags: aeroportifluturimetministria e infrastrukturesnderkombetare

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Zgjedhjet në Luginën e Preshevës/ Rama thirrje për të votuar Listën e Luginës së Bashkuar

Ecuria javore e kursit të këmbimit

Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Kosovë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com