pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24pashagamingjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibommarsbahisimajbetmatbet girişzenbetcasibomzenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabet girişbetplayholiganbetbetpuan girişbetpuansonbahis girişholiganbetjojobet girişjojobetcashwin girişbetpuantambet girişbetplaybetbey girişcasinomilyongameofbet girişcasinoroyalradissonbet girişbetsalvadormarsbahis girişmatbet girişmarsbahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinoroyalcasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinoromabetradissonbetgrandpashabetimajbet girişpalacebetkulisbetonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasino girişsezarcasinosezarcasino girişcasibomcasinowonjojobetjojobetbettiltbahiscomsuperbetinhititbetholiganbetgrandpashabetmatbetmarsbahispusulabetcasibomcratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetJojobetgrandpashabet girişholiganbet girişjojobetjojobet girişjojobet girişCratosroyalbetcasibom girişjojobetgrandpashabet girişkralbetimajbetmatbetpusulabetmarsbahisgrandpashabetholiganbetimajbetmatbet girişpusulabet girişmarsbahis girişgrandpashabet girişholiganbet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

“Prishjet në Velipojë janë selektive”, Voltana Ademi hedh hapin e radhës

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant

IKM ka nisur aksionin e shembjes së godinave në plazhin e Velipojës, ku janë shkaktuar përplasje të forta. Lidhur me këtë situatë, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Ministrit të Turizmit, Blendi Klosi.

Ademi thekson faktin se IKMT-ja ka nisur aksionin e saj në zonën bregdetare të Velipojës, pa asnjë njoftim dhe në mënyrë të beftë, për të prishur ndërtimet pa leje të cilat janë në gjykim në procese gjyqësore në vijim. Po kështu, në këtë letër citohet se IKMT-ja duke mos paraqitur asnjë dokumentacion, ka vepruar duke shembur strukturat “Beach bare”, të administruara nga subjektet dhe operatorët turistikë, restorante, resorte, dhe hotele. Pavarësisht kundërshtisë së Bashkisë Shkodër, të pronarëve, dhe pretendimeve që ato kanë patur, IKMT-ja thotë më tej Ademi, ka vepruar duke shembur struktura në mënyre selektive.

Letra e plotë

Lënda: Mbi grabitjen e plazhit të Velipojës nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.

  1. Edi Rama, kryeministër
  2. Sandër lleshi, Ministër i Brendshëm
  3. Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Vënie në dijeni: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër

Vënie në dijeni: Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Delegacioni i Bashkimit Europian

Këshilli i Europës

Prej orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, datë 10.06.2020, në plazhin e Velipojës, pa asnjë njoftim paraprak dhe në mënyrë të beftë, kanë zbarkuar fadromat dhe inspektorët e Ispektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), të mbeshtetur nga policia e shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Ardhja e tyre ka patur për qëllim shembjen e strukturëave “Beach-bare” në brezin ranor, të evidentuara gjatë njëzet viteve si ndertime pa leje, procedura të cilat janë në gjykim në proçese gjyqësore në vijim. Ndërkohë këto struktura kanë shërbyer në hapësirat stacione plazhi për të ofruar shërbimet për turistët dhe vizitorët në plazhin e  Velipojës.

Pa vënë në dijeni Bashkinë Shkodër, madje duke na anashkaluar si pushtet vendor, IKMT duke mos paraqitur asnjë dokumentacion, pa nje njoftim paraprak dhe në shkelje të çdo proçedure ligjore, ka vepruar duke shembur strukturat  “Beach bare”, të administruara nga subjektet dhe operatorët turistikë, restorate, resorte, dhe hotele. Bashkia Shkodër ka kërkuar që të diskutohet dhe të merret një vendim i pjekur lidhur me adminsitrimin dhe shërbimin në bregun e  Velipojës, duke gjykuar që çdo veprim duhet të marrë në konsideratë periudhën e sezonit turistik dhe kushtet ekonomike të biznesit, nevojën e madhe për të punuar në periudhën e verës në plazhin e Velipojës.

Megjithë kundërshtitë e Bashkisë Shkodër, të pronarëve, dhe pretendimeve që ato kanë patur, IKMT ka vepruar duke shembur struktura në mënyre selektive, duke shembur disa objekte e disa të tjera jo. Nëse do të kishte patur një urdher dhe plan pune, do të duhej të ishte ndjekur praktika ligjore, transparente, komunikimi dhe bashkërendimi me pushtetin vendor, urdhëri i prishjes nga IKMT, realizimi i njoftimeve paraprake, e më pas ekzekutimi i vendimit për të gjithë njëlloj.

Unë duke qenë në takim me Minsitrin Klosi, dhe Minsitrin e Brendshem, në Tiranë, e ftuar gjoja “për të diskutuar mbi mbarëvajtjen dhe ndërmarrjen e anagzhimeve për sezonin turistik”, diten e merkure e kam patur të pamundur të jem në terren.  E informuar nga media mbi veprimet e paligjshme të IKMT, i kam kërkuar publikisht dy minsitrave, të pranishëm në takim që të ndalonin çdo veprim jo ligjor në Velipojë.

Të enjten, me të mbërritur në Shkodër i jam drejtuar plazhit të Velipojës. Pasi kam dëgjuar pretendimet e biznesit dhe kam parë në terren gjendjen, i kam kërkuar përfaqesuesve të IKMT dokumentacionin mbi të cilin po vepronin. Inspektorët nuk dispononin urdhërat dhe procedurën shkresore, Duke parë mungesën e këtij dokumentacioni, i kam kërkuar inspektorëve dhe punonjësve të IKMT dhe Policisë së Shtetit të pezullojnë shembjet, sepse po kryenin veprime të kundraligjshme.

Dokumentacioni akoma edhe sot mungon, dhe IKMT ka vepruar jasht procedurës ligjore duke përdorur Policinë e Shtetit, e cila ka vepruar barbarisht në terren, kundër njerëzzve dhe bizneseve, duke ushtruar dhunë dhe presion.

Pasojat e lëna janë të medha, dëme ekonomike për biznesin,për qytetarët, ashtu edhe për imazhin e turizmit dhe mikpritjen në një sezon veror turistik, aq të nevojshëm për Shkodrën dhe Shqipërinë, sidomos pas periudhës së rëndë të pandemisë që po kalojmë.

U jam drejtuar ju drejtuesve të lartë të IKMT, Ministrit të Turizmit, Minsitrit të Brendshëm, në respekt të ligjit duke kërkuar zbatimin e tij, por akoma mbetemi pa një përgjigje deri më tani.

Velipoja ka marrë një goditje të rëndë këtë prag sezoni. Kjo është e qëllimshme dhe me ngjyrim edhe politik, sepse skena të tilla, si kemi parë askund në vijen bregdetare në prag sezoni.

Komuniteti i biznesit pas pandemisë COVID 19, merr këtë goditje të rënde, në një kohë aspak të përshtatshme dhe kur gjerat mund dhe duhet të ishin zgjidhur ndryshe, gjithmonë duke respektuar kornizat ligjore.

Po rendis vetëm disa prej shkeljeve:

  1. Bizneset jane ne proçes gjyqesor mbi pretendimet e ngritura për beach-baret që kanë shfrytëzuar gjatë viteve.
  2. Çdo vit ata kanë aplikuar pranë Bashkisë Shkdoër, duke shfrytëzuar dhe punuar në sipërfaqen e përdorur për stacion plazhi dhe shërbime beach-bare, në vijën bregdetare.
  3. Këtë vit, sikurse çdo vit, por me një ndryshim, jo pranë Bashkisë Shkodër, por përmes sistemit qeveritar të aplikimeve E-albania, sipas protokollit te ministrisë bizneset, subjektet, operatorët turistikë kanë aplikuar dhe deri më sot, më datë 12 qershor 2020, nuk kanë marrë ende një përgjigje.
  4. IKMT nuk ka asnjë procedurë (procesverbal të IKMT, vendim të IKMT, urdhër ekzekutimi për prishje të IKMT, njoftim për subjektet nga IKMT), duke cënuar rëndë procedurën administrative dhe të drejtën ligjore të subjekteve dhe individëve, për t’u respektuar e për të qenë të barabartë përpara ligjit.
  5. Bashkia Shkodër nuk është njoftuar për një ndërhyrje të tillë në territor. Në mënyrë tinzare, antiligjore, IKMT ka dezinformuar qytetarët, duke fshehur veprimet e saja antiligjore dhe duke mbjellë panik, grindje dhe konflikte ndërmjet qytetarëve dhe adminsitratorëve lokalë.
  6. Është vepruar në mënyrë të fshehtë, jo transparente, në mënyë korruptive.

Sot më datë 12.06.2020, Velipoja është gdhirë si një gërmadhë. Grumbuj të tërë inertesh gjenden në bregun e rërës. Pirgje me materiale ndërtimore dhe pajisje kanë zënë vendin e stacioneve të plazhit tashmë. Ndërkohë që, strukturat shtetërore, përfshirë këtu IKMT, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit, Prefekturën e  Shkodrës, IKMT rajonale në Shkodër, janë të gjitha të përfshira në një aferë të madhe korruptive, me qëllim zaptimin e bregut ranor dhe ndërtimi në mënyrë të paligjshëm, duke i mohuar përfitueve, qytetarëve, operatorëve turistikë të drejtën e shfrytëzimit dhe përdorimit sipas ligjit, gjithmonë.

Dua të denoncoj duke ua thënë atë që qeveria, kryeministri dhe ministrat e dinë  shumë mire: Qeveria në bashkëpunim me krimin po përpiqet fshehtazi, në mënyrë korruptive të grabisë pronën publike në plazhin e Velipojës. Për këtë qeveria përdor strukturat e Minsitrisë së Brendshme dhe Policinë e Shtetit, me ministrin Lleshaj në krye, për të ushtruar dhunë mbi qytetarët, për të shkatërruar dhe për të zaptuar. Përdoren strukturat e Minsitrisë së Mjedisit, me Ministrin Klosi në krye, për të prodhuar e përdorur paçavure dokumente, të jashtligjshme, korruptive, për të përvetësuar territore publike, duke grabitur kësisoj pasurinë territoriale më të çmuar të Shkdorës.

Bashkia Shkodër do të vijojë të kërkojë të drejtën ligjore, vendosjen përpara ligjit të shkelësve të tij. Vë në dijeni Prokurorinë e Rrethir Gjyqësor Shkodër, që të ndërmarrë të gjitha veprimet për të hedhur dritë, për të hetuar dhe vendosur drejtësinë.

Kryetar

Voltana Ademi

Tags: godinatVelipojeVoltana Ademi

TË LIDHURA

Të Gjitha

Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten seancat

11:38 | 15/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Next Post

8 faqe dokument/ Meta kritika të forta qeverisë: Plani i integrimit nuk është korrekt

Greqia ndryshon vendimin për hapjen e kufijve me Shqipërinë

Maturantët zhvendosin protestën në Durrës







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82
Aktualitet

SPAK godet grupin e drogës, arrestime dhe sekuestro pasurish

by mirseda
13:45 | 16/06/2026
0

SPAK ka goditur një tjetër grup kriminal, një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafikut të kokainës dhe...

Neo Malësorja sfidon Ramën: Shpërnda Parlamentin, të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

13:37 | 16/06/2026

Vazhdojnë kërkimet për 37-vjeçarin e mbytur në Liqenin e Ulëzës, zbardhet dinamika e ngjarjes

13:27 | 16/06/2026

Tabaku nga Strasburgu: Zëri i protestës së qytetarëve po dëgjohet në Parlamentin Europian

13:25 | 16/06/2026

“Sali, largohu!”/ Salianji-Berishës: Ke marrë peng PD-në, je pengesa e ndryshimit

13:17 | 16/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com