Një institucion për mikrokredi është grabitur nga një person me thikë mesditën e sotme në qytetin e Korçës.
Mësohet se autori është futur me një thikë në dorë dhe u ka kërkuar dy punonjësve 100 mijë lekë të vjetra.
Raportohet se punonjësit nuk kanë bërë rezistencë dhe ai është larguar me shpejtësi.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punon për të identifikuar autorin, i cili mësohet të ketë qenë i pamaskuar.