Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

16-vjeçares me prapambetje mendore i heqin kempin pas 12 vitesh, e i kërkojnë lekët

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
16-vjeçares me prapambetje mendore i heqin kempin pas 12 vitesh, e i kërkojnë lekët

Jemi ndalur në fshatin Grabjan të Lushnjës, pasi Çelnik Dhëmbi është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për një problem me vajzën e tij 16-vjeçare.

E mitura ka marrë kemp për rreth 12 vjet, për shkak të diagnozës prapambetje mendore. Në vitin 2019 ka shkuar dhe ka bërë rinovimin e letrave të kempit dhe deri në Shkurt të 2020-ës ka marrë kempin si zakonisht. Në Shkurt është thirrur në Kempin Epror dhe i është thënë që kempi ndërpritet, pasi nuk i takon, madje duhet të kthejë lekët, rreth 400 mijë lekë të vjetra.

Çelniku tregon se vajza sa vjen dhe bëhet më agresive dhe nuk është e aftë as për shkollë. Ai thotë se dhe vetë është i sëmurë dhe ka nevojë për ilaçe.

“Duhet të kthej 400 mijë lekë për dy muaj. Ku ti gjej unë tani? Vetë jam i sëmurë me ilaçe. Kërkoj një zgjidhje nga juve.”

Për këtë problem u drejtuam në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social dhe përgjigja që morëm ishte se në Dhjetor të vitit 2019 nga Kempi Epror vajza është diagnostikuar me prapambetje mendore të lehtë, duke u lënë pa grup invaliditeti, e për rrjedhojë edhe pakemp.

Saimir Kodra: Si ka mundësi që e keni lënë pa kemp? Pa grup, një njeri që ka probleme të prapambetjes. Tani nëse ka një njeri që ka probleme të prapambetjes, sipas jush tashmë të moderuar a të përmirësuar, rekomandojeni për punë, mos e lini barrë në familje. Mendoni ju korifenjtë e këtij vendi, kokat e mjekësisë, që ajo vajzë, që e pashë në pamje unë dhe kolegu im, është e aftë të punojë? Se kemp nuk merr ngaqë ju mendoni se është e aftë, ju mendoni se ai fëmijë atje mund të punojë? Pra kemp nuk i jepni se është rregulluar, çojeni për punë pra. Futeni në punë pra. Thojani kush është grupi i punës që mund të bëjë.

Gentian Zenelaj: Të gjithë ata duhet të firmosin se është e aftë për punë. Edhe të marrin përgjegjësi për atë që firmosin.

Saimir Kodra: Qyqja mi non, jemi kthyer në ca njerëz…mund të jeni familjarë shumë të mirë, por të urryer në punën që bëni. Athu se i keni lekët tuaja. Janë taksat tona. Sigurisht keni për detyrë t’i menaxhoni në mënyrë perfekte, mos i jepni kempe atij që jeton në Gjermani dhe merr nga 2000 euro në muaj, se keni plot kështu rastesh, e mos jepni kempe kur merrni nga 1 milionë lekë në dorë, por jepuani këtyre që kanë nevojë… Është nuk e di, nuk di se me çfarë kuraje e çfarë njerzillëku i keni thënë jo dhe se me çfarë pafytyrësie tuajën i thoni ‘a t’i kemi dhënë gabim, do të kthesh 400 mijë lekëshin’./tvklan.al

 

 

Tags: Çelnik DhëmbiKEMPprapambetje mendore

TË LIDHURA

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Next Post
Reforma Zgjedhore/ Rudina Hajdari: Futet në rend dite ndryshimi i sistemit

Reforma Zgjedhore/ Rudina Hajdari: Futet në rend dite ndryshimi i sistemit

“Më doli nga fjala, nuk u fut në zgjedhje”, Basha flet për deklaratën e Metës

“Më doli nga fjala, nuk u fut në zgjedhje”, Basha flet për deklaratën e Metës

Reforma në Drejtësi/ Basha: Mesazhi i ambasadores amerikane ishte për Ramën

Reforma në Drejtësi/ Basha: Mesazhi i ambasadores amerikane ishte për Ramën

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com