Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

COVID-19/ Seancat gjyqësore zhvillohen me dyer të mbyllura

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
COVID-19/ Seancat gjyqësore zhvillohen me dyer të mbyllura

Për shkak se koronavirusi nuk është larguar ende nga vendi, qeveria ka vendosur në mbledhjen e sotme të ndryshojë aktin normativ të masave në gjykata.

Sipas vendimit të qeverisë të gjitha gjyqet të zhvillohen me dyer të mbyllura.

VENDIMI I PLOTE

DISA NDRYSHIME NË AKTIN NORMATIV NR.9, DATË 25.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA NË FUSHËN E VEPRIMTARISË GJYQËSORE, GJATË KOHËZGJATJES SË GJENDJES SË EPIDEMISË SË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, MIRATUAR ME LIGJIN NR.30/2020

1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, gjykatat zhvillojnë seancat gjyqësore në çështjet administrative, civile dhe penale, duke zbatuar masat organizative specifike për zhvillimin e proceseve gjyqësore, të nevojshme për të shmangur grumbullimet në ambientet e gjykatave dhe brenda sallave gjyqësore, sipas rregullave që miratohen në përputhje me parashikimet e pikës 4, të nenit 3, të këtij akti normativ.”.

Shkronja “a” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“a) Kufizimin e hyrjes së publikut në ambientet e gjykatës, duke garantuar zbatimin e rregullave të vendosura për këtë qëllim;”.

b) Shkronja “ç” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“ç) zhvillimin me dyer të mbyllura të të gjitha seancave gjyqësore publike

Pjesëmarrja në distancë në seanca gjyqësore

1.Pjesëmarrja e palëve, ndërhyrësit kryesor, ndërhyrësit dytësor, personit të tretë ose përfaqësuesve të tyre, prokurorit, të pandehurit, të paraburgosurit, avokatit mbrojtës, viktimës, viktimës akuzuese, paditësit, të paditurit civil, avokatit të shtetit, dëshmitarëve, ekspertëve, përkthyesve si dhe çdo pjesëmarrësi tjetër të përfshirë ose të interesuar, në të gjitha seancat përgatitore/gjyqësore sigurohet atje ku është e mundur dhe vetëm pasi palët kanë dhënë pëlqimin brenda një afati të caktuar nga gjykata, nëpërmjet ndërlidhjes audiovizive në distancë, duke përdorur programe kompjuterike të përshtatshme për këtë qëllim.

Mënyra e ndërlidhjes në distancë duhet të sigurojë, në çdo rast, shikueshmërinë e ndërsjellë të personave të pranishëm në të dyja vendet e ndërlidhura dhe mundësinë e dëgjimit nga të gjitha palët.

Nëse parashikohet pjesëmarrja e disa palëve ose pjesëmarrësve të tjerë në proces, secili prej tyre duhet të vendoset në kushte që të mund të shikojë dhe të dëgjojë të tjerët.

Tags: COVID-19dyer te mbylluraseanca gjyqesore

TË LIDHURA

Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja
Aktualitet

Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

10:09 | 21/02/2026
Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur
Aktualitet

Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur

09:06 | 21/02/2026
Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

22:40 | 20/02/2026
Next Post
“Unë nuk vjedh e shantazhoj, as nuk shpif”, Rama u përgjigjet kritikëve

“Unë nuk vjedh e shantazhoj, as nuk shpif”, Rama u përgjigjet kritikëve

Zbulohet fatura e majme/ Ja sa i ka kushtuar vendit situata me koronavirusin

Zbulohet fatura e majme/ Ja sa i ka kushtuar vendit situata me koronavirusin

Pse është rritur numri i rasteve të reja me COVID-19? Përgjigjet Silva Bino

Pse është rritur numri i rasteve të reja me COVID-19? Përgjigjet Silva Bino







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv …
Bota

Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv …

by mirseda
10:28 | 21/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që vendoste tarifa shtesë prej 10% për importet...

Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

10:09 | 21/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur

Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur

09:06 | 21/02/2026
Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

22:40 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com