Këngëtarja Besa Kokëdhima ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’.
Besa foli hapur për ndërhyrjet estetike, duke thënë se ditëve të sotme është diçka e pashmangshme.
Ndër të tjera ajo rrëfeu se përpiqet që të qëndrojë sa më natyrale.
“Është e pashmangshme, nuk paragjykoj asnjë. Përpiqem të mbaj balancën mes asaj që është natyrale tek unë, dhe standartit të bukurisë që kërkohet apo pres nga vetja”, tha më tej këngëtarja.