Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Organizata Botërore e Shëndetësisë ndodhet në krizë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Organizata Botërore e Shëndetësisë ndodhet në krizë

OBSH mblidhet në takimin vjetor, i cili për shkak të Coronës do të zhvillohet virtualisht dhe shkurt, megjithëse organizata ka shumë probleme për të zgjidhur.

Kriza mund të shihet edhe si shans për të bërë ndryshime.

Organizata Botërore e Shëndetësisë OTB, e ka zvogëluar në dy ditë kohëzgjatjen e takimit vjetor. Vitet e kaluara asaj i janë dashur gjashtë deri dhjetë ditë për të mbajtur takimin vjetor.

Krahas vendimeve burokratike, në agjendën e takimit mbetet vend vetëm për një temë: Covid 19.

Nuk dihet aktualisht nëse përhapja e pandemisë, ka bërë që temat e tjera globale në sektorin e shëndetësisë të dalin nga fokusi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OTB.

Ka mundësi që kjo të ketë më shumë të bëjë me njoftimin e SHBA një muaj më parë, se nuk do të paguajë më kontributet financiare për OBT.

Në buxhetin dyvjetor të organizatës SHBA pagoi për vitet 2018/19 gati 14 për qind të shumës së përgjithshme, si në kontributin që paguhet nga vendet anëtare ashtu edhe në kontributin vullnetar.

Në rrezik është sistemi i paralajmërimit të shpejtë

Suerie Moon, bashkë-koordinatore në qendrën Global Health Centre, në Institutin Graduate në Gjenevë, e bën të qartë se cilat do të jenë pasojat që mund të ketë shkurtimi i buxhetit:

Një nga temat kryesore për SHBA është sëmundja e paralizimit të fëmijëve (Polio). SHBA e financon këtë fushë me kontribute vullnetare. Nëse këto nuk do të jepen më, atëherë kjo do të ketë efekt negative tek projektet, për shembull gjatë të cilave njerëzit shkojnë derë më derë për të vaksinuar fëmijët, thotë Moon: “Ky sistem i kontrollimit të Polios shfrytëzohet po ashtu, për të parë nëse ekzistojnë sëmundje të tjera infektive”. Edhe raste për COVID-19. Pranda Moon thotë se është „krejtësisht dritshkurtër“ të ndalosh kontributet në një situatë të tillë të jashtëzakonshme.

Megjithëse deri tani nuk është e qartë se çfarë do të thotë konkretisht deklarata e presidentit amerikan, Donald Trump, thotë Moon: Duan SHBA të mos paguajnë më kontributin vjetore fiks si vend anëtar, që llogaritet nëpërmjet aktivitetit ekonomik dhe numrit të popullsisë? Apo duan të mos paguajnë kontributet vullnetare, të cilat kanë qenë 75 për qind e pagesave të përgjithshme amerikane?

Dhe kur do të fillojë ky mospagim?

Fakt është se deri më 30 prill 2020, as Kina as SHBA nuk kanë bërë pagesat vjetore, megjithëse ato duheshin bërë që më 1 janar. Kjo gjë ndodh shpesh, dhe është një nga problemet më të mëdha që ka organizata.

Edhe Gjermania për shembull sapo ka bërë pagesën e gjysmës së shumës. Por ndryshe nga Kina, SHBA ka edhe pagesa të tjera të vjetra që nuk i ka bërë.

Po është duke u tërhequr SHBA sërish? Suerie Moon mendon se SHBA ka humbur shumë nga ndikimi që ka në parketin ndërkombëtar dhe merret „më pak seriozisht“. “Pse duhet të na dëgjojnë vendet e tjera kur ne kemi sinjalizuar se nuk kemi interes në bashkëpunimin multilateral?”

Molla e sherrit

SHBA, ose më mirë Doland Trump personalisht, pretendojnë se OBSH është shumë miqësore me Kinën dhe shumë kritike ndaj SHBA, se Kina, ka shumë ndikim tek organizata dhe se OBSH reagoi me shumë vonesë në rastin e pandemisë.

Kur dihet që presidenti amerikan ishte ai, që nuk e vlerësoi sa duhet rrezikun e pandemisë dhe të virusit Corona.

Moon mendon se kritikat ndaj qëndrimit të OBSH kundrejt Kinës lidhur me pandeminë nuk janë të drejta.

Ekspertja për çështjet e shëndetit global, thekson se OBSH i duhet të reagonte me shumë kujdes, sepse kjo temë është për Kinën politike shumë delikate: „Detyra më e rëndësishme ka qenë që të sigurohet gatishmëria e qeverisë kineze për bashkëpunim, në mënyrë që ajo të japë sa më shumë informacione që të jetë e mundur.”

Kështu që nuk është rastësi që Kina nuk ka lejuar një ekip ekspertësh amerikanë që të hyjë në vend, por lejoi vetëm në mes të muajit shkurt një ekip të OBSH, të parin në përgjithësi.
Megjithatë ka zëra kritikë. Për Thomas des Garets Geddes, bashkëpunëtor shkencor i think tankut MERICS, nuk është e justifikueshme që drejtori i Përgjithshëm i OBSH, e ka vlerësuar reagimin e Kinës ndaj pandemisë si shumë pozitiv: “Një vlerësim i tillë pozitiv dhe pjesërisht jo i drejtë ka qenë i panevojshëm dhe i gabuar,“ thotë Geddes në bisedë me Deutsche Wellen.

E varur nga disponimi i donatorëve

Suerie Moon mendon se këtu kemi të bëjmë me një problem thelbësor të OBSH:

“Organizata nuk mund të guxojë t’i hipi nervat donatorëve. Ajo nuk është në gjendje të ushtrojë kritikë sa herë është e nevojshme.“

Pandemia është si një lloj alarmi për organizatën. “Ajo tregon çfarë rreziku paraqet një virus, çfarë rreziku përbën për sigurinë dhe ekonominë. Ajo shkundi botën dhe tregoi sa e rëndësishme është, që të kesh një organizatë që është e besueshme dhe stabile, që ndihmohet dhe që ka hapësirë të mjaftueshme politike, për të ushtruar kritikë kur është e nevojshme.”

Deri para disa muajsh Moon do të kishte thënë se marrëdhënia që OBSH kam e vendet në zhvillim është ndryshe nga ajo me vendet e pasura, sepse ato kanë më shumë nevojë dhe se OBSH mund të dërgojë ekspertë.

Por edhe vlerësimi për OBSH ka qenë ndryshe: „Unë shpesh dëgjoj të thuhet se udhëzimet e OBSH janë si Bibël për vendet e zhvilluara.”

Në situatën aktuale doli se OBSH është e rëndësishme për vendet e pasura jo vetëm për shkak të udhëzimeve ndërkombëtare të detyrueshme në çështjet e shëndetësisë. „Çdo vend është i varur nga informacionet e OBSH. Këtu futen edhe vendet e pasura, këtu futet edhe SHBA“. Ajo shpreson që pas pak kohe të flitet seriozisht për reformimin e financimit dhe të drejtës ndërkombëtare, në mënyrë që OBSH të jetë në gjendje të ndihmojë botën më mirë që të mbrohet nga rreziqe të tilla si pandemia COVID-19. /DW

Tags: krizeOBSHtakim

TË LIDHURA

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?
Bota

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin
Bota

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

16:07 | 17/07/2025
Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Next Post
500 miliardë euro, Merkel e Macron në borxh për Evropën

500 miliardë euro, Merkel e Macron në borxh për Evropën

Protesta për Teatrin/ Ish-deputetja: Silva Caka u dhunua brenda mjetit të policisë

Protesta për Teatrin/ Ish-deputetja: Silva Caka u dhunua brenda mjetit të policisë

Arrestohen 3 persona në Durrës, për çfarë akuzohen

Arrestohen 3 persona në Durrës, për çfarë akuzohen

JU REKOMANDOJMË

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com