Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar një tjetër zyrtar të lartë.
Bëhet fjalë për Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit Amerikan të Shtetit, Steve Linick.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë pohoi se Linick nuk gëzonte më besimin e tij, ndërsa shtoi se ai do të lagohet nga posti brenda 30 ditëve.
Por pak para shkarkimit, u bë me dije se Linicik kishte nisur hetimet ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, për abuzim me detyrën.
Ndërkohë demokratët akuzojnë Presidentin se po hakmerret kundër funksionarëve publikë që po i kërkojnë llogari administratës së tij.