Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A po bie besimi i shoqërisë shqiptare te Reforma në Drejtësi

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Na duhet të theksojmë se Reforma në Drejtësi nuk është një temë apo një objekt popullor; ajo është një moment profesional dhe njëherësh edhe një çështje që ka të bëjë me mbarëvajtjen e shtetit dhe shoqërisë. Ngrirja apo paralizimi i zhvillimit shqiptar ka ardhur si pasojë e mungesës së drejtësisë. Reforma në Drejtësi është strukturuar e tillë që, me anë të saj të vendoset drejtësia.

Përse ka rënë besimi tek ajo? Duhet të kuptohet se Reforma në Drejtësi mban brenda vetes luftën kundër korrupsionit. Kjo luftë duhej domosdoshmërisht të fillonte nga gjykata dhe prokuroria.

Gjykata shqiptare dhe prokuroria shqiptare kanë qenë dy çerdhet e krimit të lartë shtetëror dhe janë bërë shkak që në Shqipëri, korrupsioni i lartë shtetëror të krijonte një simbiozë konkrete me krimin e organizuar.

Në funksion të këtij fakti na duhet të theksojmë se ky konglomerat i krimit të organizuar: gjyqësor – politika e lartë – krim i organizuar është ende sunduesi absolut i shoqërisë shqiptare. Por, qëkurse ka filluar procesi i Reformës në Drejtësi, ai ndihet i trembur, por, njëherësh edhe i bashkuar në një bashkëpunim antireformë.

Ishte vetëm forca e politikës amerikane që e shkatërroi këtë bashkëpunim dhe i dha udhë ligjore Reformës në Drejtësi dhe daljes në skenë të SPAK-ut. Metoda antikorrupsion në Shqipëri e strukturuar nga Uashingtoni, Berlini dhe Brukseli ka qenë kjo: eliminimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar me anë të ligjit dhe vetingut antikorrupsion; pastaj menjëherë dalja në skenë e Prokurorisë së Posaçme, Gjykatës së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ku jemi tani?

Me gjithë pengesat e mëdha, nga gjykata dhe prokuroria janë përjashtuar 50% të efektivit të korruptuar, gjyqtarë dhe prokurorë. Në funksion të këtij pastrimi antikorrupsion, në gjyqtarë dhe prokurorë që e kanë kaluar vettingun, u formua Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Po pritet Strukturimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, por, në këtë çast historik, pandemia ndaloi procesin.

Në këto momente, me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve po kuptohet se Reforma në Drejtësi dhe ajo antikorrupsion për politikën e lartë do të fillojë me forcë për të sjellë rezultatin përfundimtar: eliminimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, dhe eliminimin e klasës politike të korruptuar në Shqipëri. Kjo është tabloja e specifikuar e reformës antikorrupsion në Shqipëri. Sipas pikëpamjes sime, asgjë nuk është ndërprerë dhe gjithçka është shtyrë për arsye objektive, sepse pandemia krijoi karantinën ligjore.

Duke marrë në konsideratë këtë ecuri, e cila ka vonesa duhet theksuar se mosbesimi shoqëror do ekzistojë, sepse opinioni publik nuk është në gjendje të dallojë bashkëpunimin e korrupsionit shqiptar. Ne nuk u ndodhëm përpara një revolucioni që të përmbyste një shtresë të korruptuar, por përballë një lëvizjeje ligjore për eliminimin e kësaj shtrese.

Çdo lëvizje progresive ligjore që godet pushtetarët, sigurisht që ka vonesa. Rreziku i gjithsecilit krijon ngaherë bashkëpunim. Përfundimisht na duhet të theksojmë se reforma antikorrupsion do të shkojë deri në fund. Nëse kjo reformë dështon, duhet të keni parasysh se ka dështuar zhvillimi shoqëror shqiptar./Fjala.al

Tags: BesimidrejtesireformashoqërisëSpartak Ngjela

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Aksidenti me një viktimë në Gramsh, pranga shoferit 24-vjeçar

Ja kur do hapen plazhet në Greqi

"Grabiti paratë për të shlyer dëmtimet e një aksidenti”, gjykata lë në burg ish-drejtorin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Turizmi në rënie/ Pasiguria tremb të huajt, operatorët: Ka anulime rezervimesh

by mirseda
20:49 | 08/06/2026
0

Protestat që zhvillohen prej më shumë se një jave në Shqipëri duket se kanë sjellë shqetësime në...

“Shqipëri e Re”/ Protestuesit marshojnë në Tiranë, thirrje: Rama dorëhiqu!

20:38 | 08/06/2026

Qytetarët Ramës: Mos e ço vendin në konflikt civil!

20:14 | 08/06/2026

Sofia Moreira de Sousa propozohet si ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

19:54 | 08/06/2026

Rama: Po sikur Italia e Greqia të na thoshin “ikni nga keni ardhur”?

19:51 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com