Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Media amerikane: Shtëpia e Bardhë bllokoi udhëzimet e CDC-së

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Media amerikane: Shtëpia e Bardhë bllokoi udhëzimet e CDC-së

Sipas një korrespondence elektronike të siguruar nga agjencia e lajmeve “Associated Press” vendimi për të mos zbatuar këshillat e hollësishme të ekspertëve kryesorë të vendit për rihapjen e ekonomisë gjatë pandemisë së koronavirusit, erdhi nga nivelet më të larta të Shtëpisë së Bardhë.

Kjo gjë duket se konfirmohet nga disa emaile të brendshme të qeverisë të siguruara nga agjencia. Ato tregojnë gjithashtu se pasi AP raportoi të enjten se dokumenti me udhëzime ishte bllokuar, administrata Trump kishte urdhëruar që pjesë kryesore të tij të rishqyrtoheshin me shpejtësi për miratim.

Emailet tregojnë se ekspertët më të lartë të vendit në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kishin shpenzuar disa javë duke punuar për përgatitjen e këtyre udhëzimeve me qëllimin për të ndihmuar vendin që të përmballojë emergjencën shëndetësore publike, por puna e tyre u hodh poshtë nga të emëruarit politikë, me pa shpjegime siç raporton AP.

Dokumenti, i titulluar “Udhëzimet për zbatimin e kornizës së rihapjes së Amerikës” u hartua për të ndihmuar udhëheqësit e besimeve fetare, pronarët e bizneseve, arsimtarët dhe zyrtarët shtetërorë dhe lokalë në vendimet e tyre për të rihapur vendin.

Ai përfshinte detaje të hollësishme shoqëruar me grafikë që synonin të ndihmonin udhëheqësit lokalë në vendimet e tyre të vështira për të rihapur ose jo komunitetet e tyre.

Të premten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany tha se dokumentet nuk ishin aprovuar nga drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Robert Redfield, por emailet tregojnë të kundërtën.

Udhëzimet e reja, një përzierje e këshillave të lëshuara tashmë së bashku me informacione më të reja, ishte miratuar dhe reklamuar nga nivelet më të larta, përfshirë zotin Redfield. Përkundër kësaj, administrata e vendosi që ato të mos zbatohen, duke vendosur ta arkivojë dokumentin më 30 prill. /Voa

Tags: cdckoronavirusshtepia e bardheudhëzime

TË LIDHURA

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

22:10 | 10/04/2026
Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje
Bota

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi
Bota

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Next Post
Obama: Përgjigjja amerikane ndaj koronavirusit, një katastrofë kaotike

Obama: Përgjigjja amerikane ndaj koronavirusit, një katastrofë kaotike

8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Temperaturat në rritje/ Mësoni surprizat e motit

Temperaturat në rritje/ Mësoni surprizat e motit







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com