Një zyrtar i njohur qeveritar, ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, mund të ketë kryer një ndërhyrje në zemër.
I kontaktuar nga reporteri i medies lokale Younhap, zyrtari qeveritar, emri i të cilit nuk u bë publik, tha në një deklaratë se dyshimet për operacionin e liderit korean janë spekulative.
Duke shprehur me bindje se Kim nuk ka kryer asnjë operacion, zyrtari i lartë shtoi me më tej dozat e dyshimit, teksa shtoi se nuk mund të zbulonte detaje të tjera.
“Kishte raporte spekulative se kryetari Kim iu nënshtrua një operacioni, duke përmendur ndryshimet në ecjen dhe qëndrimin e tij. Ne kemi arsye të besojmë se nuk ka pasur asnjë operacion, por nuk mund të zbulojmë detaje të tilla”, u shpreh zyrtari qeveritar.
Lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u rishfaq dy ditë më parë, pas më shumë se 20 ditësh, duke treguar që gjithçka është në rregull.