Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Duhet të “hapim” kujdesin shëndetësor

6 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Duhet të “hapim” kujdesin shëndetësor

Nga Ilir Beqaj

Pandemia e sëmundjes Covid-19 po sjell në vëmendje të njerëzimit nevojën e domosdoshme për të ridimensionuar modelet e sistemeve të kujdesit shëndetësor. Kjo edhe për faktin se metrika aktuale e vlerësimit të këtyre sistemeve po rezulton joadeguate për të matur modelet, qasjet apo eksperiencat e suksesshme.

Në fund të fundit dy janë qëllimet tona kryesore lidhur me jetën. Të jetojmë më gjatë dhe të jetojmë më shëndetshëm. Dhe të mos jetë mungesa e parave, arsyeja që dy qëllimet e mësipërme të komprometohen.

Kësaj here, kërcënimi prej SARS-CoV-2 po vë në provë aftësinë tonë për t’u përballur me sa më sipër.

Për të shpëtuar jetët tona prej kërcënimit të SARS-CoV-2, po vëmë në provë aftësinë për të mbajtur në këmbë ekonominë botërore.

Megjithatë, nëse kjo që po ndodh tani nga pikëpamja shëndetësore do të kish ndodhur para disa kohësh dhe do të lexonim statistikat e sëmundjeve, vdekjeve dhe shkaqeve të vdekjeve nuk do të na bënte ndonjë përshtypje të veçantë. Qoftë statistikat botërore, qoftë statistikat shqiptare, deri tani, tregojnë për një efekt negativ minimal.

Të gjithë jemi përqendruar në efektet negative të menjëhershme në ekonominë botërore dhe familjare. Por mesa duket kemi lënë mënjanë vëmendjen për tërësinë e shëndetit tonë.

Grafiku në vijim ilustron pakësimin në përqindje të volumit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri në periudhën 1 – prill në 2020 krahasuar me 2019. Vetëm kirurgjia publike e ka të motivuar pakësimin bazuar në urdhrin administrativ të pezullimit të operacioneve kirurgjikale.

Prej vitesh përpiqemi të mbajmë nën kontroll sëmundjet e zemrës, diabetit, onkologjike. Në 20 ditët e para të prillit këtë vit janë kryer më pak se 10 % e referimeve të bëra në sistemin publik shëndetësor krahasuar me vitin e kaluar. Ku kanë shkarë sëmundjet? Ku janë të sëmurët?

Një nga çështjet që jam marrë me përparësi në periudhën që kam kryer detyrën e ministrit të shëndetësisë ka qenë ulja e numrit të ditëve të radhës së pritjeve në disa ekzaminime të rëndësishme imazherike. Ajo çfarë është arritur në Shqipëri në rreth 6.5 vite është fantastike. 2 ditë pritje për një CT Scan, 15 ditë pritje për një MRI, 20 ditë pritje për një angiografi koronare. Nëse në periudhën 1-20 prill 2020 janë kryer më pak se gjysma e ekzaminimeve të kryera vjet, atëherë a ia kanë vlejtur investimet dhe përpjekjet për të shkurtuar radhën e pritjes.

Edhe në disa ofrues të rëndësishëm të kujdesit shëndetësor jopublik, ulja e volumit të kujdesit të ofruar është shumë e ndjeshme.

Përveç barnave të dhëna prej recetave të rimbursueshme, edhe barnat e vendosura në treg kanë rënë ndjeshëm. Nëse barnat e rimbursueshme zënë rreth 45 % të tregut të barnave dhe i gjithë tregu është tkurrur me 33 %, rezulton që tregu i barnave jo me rimbursim të jetë përgjysmuar.

Megjithatë, sa më sipër nuk është një dukuri vetëm shqiptare.

Edhe në SHBA situate është e ngjashme. Grafiku në vijim ilustron rënien në përqindje të vizitave në disa specialitete të ndryshme mjekësore në SHBA  javën që fillon me datë 5 prill krahasuar me një vit më parë. Madje ishte leximi i këtij grafiku që më vuri në lëvizje për të kuptuar po në Shqipëri çfarë po ndodh.

Çfarë të ketë ndodhur? Qenkan trembur të gjitha sëmundjet prej SARS-CoV-2?

Prandaj, përpara se të merremi me hapjen e ekonomisë, duhet të merremi me “hapjen” e kujdesit shëndetësor.. E shkruaj në thonjëza sepse nuk u mbyll me koshiencë kujdesi shëndetësor, por na e paska mbyllur subkoshienca. Po na krijohet një barrë e fshehtë sëmundshmërie me pasoja jo të vogla.

Përveç hapjes së menjëhershme të kujdesit shëndetësor, rezulton se duhet të mendojmë edhe për një model të ri të ofrimit të kujdesit shëndetësor. Situata të ngjashme pandemie e emergjencash natyrore do të kemi përsëri.

Kam një kërkesë për të gjithë njerëzit që janë të përfshirë në shëndetësi. Mos prisni gjithçka nga qeveria (ministria e shëndetësisë). Ka jo pak emergjenca e ngarkesë këto kohë. Mos ngurroni të mendoni e të propozoni. Departamentet e fakultetit të mjekësisë, urdhrat e profesionistëve të shëndetit, shoqatat e specialiteteve mjekësore, ofruesit jopublikë të kujdesit shëndetësor nuk kanë pse të presin. Nëse të gjithë themi “bashkë do t’ia dalim”, duhet edhe gjithsecili të bëjë përpjekjet e veta.

Tags: Ilir Beqajkoronaviruskujdesinshëndetësor

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Rregulla të reja nga sot/ Lehtësohet lëvizja për bizneset, Rama nxjerr videon

Rregulla të reja nga sot/ Lehtësohet lëvizja për bizneset, Rama nxjerr videon

Fituesi i lotarisë mashtroi me diplomën, arrestohet sa doli nga ambasada e SHBA-së

Ambasada e SHBA del me njoftimin për të gjithë shtetasit amerikanë që ndodhen në Shqipëri

Belgjikë/ Shënohen 113 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Belgjikë/ Shënohen 113 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

“Rama të dorëhiqet”, Berisha njofton protestën e radhës: Më 17 prill gjithë Shqipëria në Tiranë
Aktualitet

“Rama të dorëhiqet”, Berisha njofton protestën e radhës: Më 17 prill gjithë Shqipëria në Tiranë

by mirseda
12:15 | 28/03/2026
0

Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar ditën kur do të mbahet protesta e radhës. “Më 17...

Greku humb jetën në Sarandë, shokët rrëfejnë: U ndje keq para nisjes për Greqi

Greku humb jetën në Sarandë, shokët rrëfejnë: U ndje keq para nisjes për Greqi

11:24 | 28/03/2026
24 vite mungesë në Botëror, Arda Guler karikon Turqinë: Botërori është ëndrra jonë

24 vite mungesë në Botëror, Arda Guler karikon Turqinë: Botërori është ëndrra jonë

11:17 | 28/03/2026
Vlorë/ Përkujtohet tragjedia e Otrantos, familjarët e viktimave: Drejtësia nuk u vu në vend

Vlorë/ Përkujtohet tragjedia e Otrantos, familjarët e viktimave: Drejtësia nuk u vu në vend

10:56 | 28/03/2026
Konflikt mes katër personash në një servis makinash në Korçë, një i plagosur me thikë

Konflikt mes katër personash në një servis makinash në Korçë, një i plagosur me thikë

10:53 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com