Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Teoritë e konspiracionit për koronavirusin/ Digjen kullat e rrjeteve 5G

6 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji, W-Instant
Teoritë e konspiracionit për koronavirusin/ Digjen kullat e rrjeteve 5G

Pamjet nga kamerat e vëzhgimit në një qendër biznesi në Hollandë tregojnë një burrë me një kapele të zezë duke derdhur përmbajtjen e një bidoni të bardhë në themelin e një kulle valësh celulare.

Flakët fillojnë të shpërthejnë ndërsa personi vrapon drejt makinës së tij Toyota për t’u larguar në errësirë.

Është një skenë që është përsëritur me dhjetëra herë në javët e fundit në Evropë, ku teoritë e konspiracionit që lidhin rrjetet e reja celulare 5G dhe pandeminë e koronavirusit, po nxisin sulme zjarrvënëse ndaj kullave të valëve celulare.

Bestytnitë popullore dhe teoritë e komplotit se sistemet e komunikimit me valë përbëjnë një kërcënim, kanë ekzistuar prej kohësh.

Por, përhapja globale e virusit në të njëjtën kohë kur vendet po kalonin tek teknologja e valëve të gjeneratës së pestë, ka amplifikuar disa nga këto histori të rreme.

Zyrtarët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë situatën nga afër dhe po reagojnë, të shqetësuar se sulmet do të dëmtojnë lidhjet vitale të telekomunikacionit, në një kohë kur ato janë më të nevojshmet për t’u përballur me pandeminë.

“Jam absolutisht i indinjuar, absolutisht i neveritur, që njerëzit po ndërmarrin veprime kundër vetë infrastrukturës që na nevojitet për t’iu përgjigjur kësaj urgjence shëndetësore,” tha në fillim të prillit Stephen Powis, drejtori mjekësor i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Angli.

Rreth 50 zjarre me objektiv kullat celulare dhe pajisjet e tjera janë raportuar në Britani këtë muaj, duke sjellë edhe tre arrestime. Inxhinierët e telekomit janë abuzuar në punë 80 herë, sipas grupit tregtar Mobile UK, duke e shndërruar kështu Mbretërinë e Bashkuar në bërthamën e sulmeve.

Fotografitë dhe videot që dokumentojnë sulmet shpesh janë të shoqëruara nga komente të rreme në lidhje me COVID-19. Rreth 16 kulla janë djegur në Hollandë. Sulme të tilla janë raportuar gjithashtu në Irlandë, Qipro dhe Belgjikë.

Postimet që kërcënonin të sulmonin shtyllat e telefonit po merrnin pëlqime në Facebook. Një postim tek një grup i krijuar kundër vaksinave, më 12 prill shpërndau një fotografi të një shtylle të djegur telefoni, me citimin: “Askush nuk dëshiron kancer & covid19. Ndalni përpjekjet për ta realizuar, ose çdo shtyllë dhe dyqan celularësh do të përfundojë si ky”.

Prirja mori vëmendje të shtuar në Britani kur mes objektivave të sulmit u gjend edhe një kullë që furnizonte trafikun e telefonatave zanore dhe të të dhënave në një spital fushor në Birmingham, ku trajtoheshin pacientët me koronavirus.

“Është rrënuese ndjesia që familjarët të mos munden të gjenden pranë shtratit të të dashurve që janë të sëmurë rëndë” tha në rrjetin në LinkedIn, Nick Jeffery, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë celulare Vodafone UK. “Është edhe më shqetësuese që tani mund t’u mohohet edhe ngushëllimi i vogël i një telefonate ose një lidhjeje me video, për shkak të veprimeve egoiste të disa teoricienëve të mashtruar të konspiracionit.”

Tregimet e rreme rreth 5G-së dhe koronavirusit janë shpërndarë qindra mijëra herë në mediat sociale. Ato ndryshojnë shumë: që nga pretendimet se koronavirusi është një justifikim për vendosjen e teknologjisë 5G, deri tek ata që thonë se instalimet e reja 5G e kanë krijuar virusin.

“Të shqetësohesh se 5G-ja po e nxit disi epideminë COVID-19 është thjesht e gabuar,” thotë Dr. Jonathan Samet, dekani i Shkollës së Shëndetit Publik në Kolorado, i cili kryesoi një komitet të Organizatës Botërore të Shëndetit që hulumtoi rrezatimin e telefonave celularë dhe kancerin. “Unë thjesht nuk gjej ndonjë mënyrë të arsyeshme për t’i lidhur ato.”

Aktivistët anti-5G nuk tërhiqen.

Susan Brinchman, drejtore e Qendrës për Parandalimin e Elektrosmogut, një fushatë jofitimprurëse kundër “ndotjes elektromagnetike mjedisore”, thotë se njerëzit kanë të drejtë të shqetësohen për 5G-në dhe lidhjet me COVID-19. “E gjithë infrastruktura 5G duhet të çmontohet dhe të fiket”, tha ajo me email.

Por, nuk ka prova që komunikimet pa tela – qoftë 5G apo versionet e mëhershme – dëmtojnë sistemin imunitar, tha Myrtill Simko, drejtori shkencor i SciProof International në Suedi, i cili ka kaluar dekada duke studiuar këtë çështje.

Vala e tanishme e teorive 5G i pati fillimet në janar, kur një mjek belg sugjeroi një lidhje me COVID-19.

Variacione më të vjetra që qarkullonin para kësaj, kryesisht rrotulloheshin rreth rrezatimit të celularëve që shkakton kancer dhe përhapeshin në forume si Reddit, faqe në Facebook dhe kanale në YouTube.

Edhe me përdorimin e përditshëm të pasijeve me valë nga shumica dërrmuese e të rriturve, Instituti Kombëtar i Kancerit nuk ka parë një rritje të tumoreve të trurit.

Teoritë morën vrull në vitin 2019 nga mediat shtetërore ruse, të cilat ndihmuan për t’i bërë ato pjesë të diskutimeve që zhvilloheshin brenda Shteteve të Bashkuara, thonë ekspertët e dezinformimit.

Ryan Fox, i cili gjurmon dezinformimin si zyrtari kryesor i inovacionit në kompaninë AI Yonder, tha se ai vuri re një rritje anormale vitin e kaluar në përmendjet e çështjeve të 5G-së në median shtetërore ruse, me shumicën e historive që shfrytëzonin frikën e njerëzve rreth teknologjisë 5G dhe nëse ajo mund të shkaktojë kancer.

“A ishin ata zëri më i lartë në atë kohë dhe a e përforcuan sa duhet këtë komplot që ndihmoi në nxitjen e suksesit të tij afatgjatë? Po,” tha ai.

Teoritë e komplotit u përforcuan edhe nga persona të famshëm, si aktori Woody Harrelson, i cili shpërndau një video ku pretendohej se njerëzit në Kinë po rrëzonin një kullë 5G.

Ishte në të vërtetë një “shtyllë inteligjente” në Hong Kong, e prerë nga protestuesit pro-demokracisë në gusht, për shkak të frikës së mbikëqyrjes nga Kina. Personaliteti i televizionit britanik Eamonn Holmes u dha besueshmëri teorive në një emision, duke tërhequr kështu edhe qortimet e agjensive rregullatore.

“Unë dua të jem shumë i qartë këtu,” tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Johannes Bahrke të premten, pasi rastet e zjarrvënieve po rriten çdo ditë. “Nuk ka ndonjë lidhje gjeografike ose ndonjë lidhje tjetër midis vendosjes së 5G-së dhe shpërthimit të virusit.” /Voa

Tags: “5G”koronaviruskullateori

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik
Showbizz

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

22:37 | 22/12/2025
Next Post
Sulmi në Kanada/ Shkon në 23 numri i viktimave

Sulmi në Kanada/ Shkon në 23 numri i viktimave

Mbi 4 mijë viktima nga koronavirusi në Holandë, bilanci për 24 orët e fundit

Mbi 4 mijë viktima nga koronavirusi në Holandë, bilanci për 24 orët e fundit

A ishte hebre Hitleri dhe bashkëshortja e tij Eva Braun? Çfarë thonë provat e reja

A ishte hebre Hitleri dhe bashkëshortja e tij Eva Braun? Çfarë thonë provat e reja







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Njihuni me banorët më shumë dhe më pak të pëlqyer nga publiku
Showbizz

Njihuni me banorët më shumë dhe më pak të pëlqyer nga publiku

by mirseda
22:40 | 25/12/2025
0

Kanë kaluar vetëm 5 ditë nga starti i “Big Brother VIP Albania 5” dhe rrjetet sociale kanë...

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

22:32 | 25/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

22:10 | 25/12/2025
Stadiumi ‘Bernabeu’, minierë ari për Realin e Madridit, do t’i sigurojë 1/3 e të ardhurave

Stadiumi ‘Bernabeu’, minierë ari për Realin e Madridit, do t’i sigurojë 1/3 e të ardhurave

22:07 | 25/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com